Kuvendi komunal

Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë dhe zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët në pajtim me Ligjin mbi Zgjedhjet Lokale.

Kuvendi i Komunës mban mbledhjen e parë inauguruese brenda 15 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore.Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës thirret nga kryetari i komunës nese është zgjedhur. Nese kryetari i komunës nuk është zgjedhur, mbledhjen inaguruese e thërret anëtari më i vjetër apo me inciativën e shumicës së anëtarëve.Mandati i anëtarëve të Kuvendit të Komunës është katër vite. Anëtari më i moshuar i Kuvendit e kryeson mbledhjen derisa Kryesuesi ta bëjë betimin. Anëtarët bëjnë betimin dhe  e nënshkruajnë.

 
Përmbajtja e betimit është:

“Unë_______________,betohem se do t’i kryej detyrat me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit, si dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si anëtar i Kuvendit të Komunës së Gllogocit, në mënyrë që të sigurohen kushtet për jetë të qetë për të gjithë”

 

Kuvendi i Komunës ka 31 anëtarë,  miraton Statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme .  Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Statutit miratohet me më shumë se dy të tretat e  Anëtareve të Kuvendit  si dhe miraton Rregulloren e punës dhe ndryshimin me shumicën e anëtarëve të Kuvendi.  Anëtari i Kuvendit të Komunës pushon të jetë anëtar:

    a)me rastin e përfundimit të mandatit të tij,

    b)nëse ndërron vendbanimin ku është zgjedhur,

    c)nëse paraqet dorëheqje me shkrim.

    d)nëse anëtari ka qenë i denuar për ndonjë vepër penale dhe është lëshuar urdhëri për burgim për gjashtë muaj ose më shumë.

    e)nëse anëtari nuk merr pjesë tre muaj rresht në mbledhje të Kuvendit të Komunës pa arsye apo nëse ligji në fuqi nuk i lejon të kandidohet për anëtar duke e konsideruar të papërzgjedhshëm.

Anëtari i Kuvendit të Komunës në të njëjtën kohë nuk mund të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Komunës nuk mund të delegojë përgjegjësinë e vet për marrjen e Vendimeve lidhur me:

    a)Miratimin e Statutit dhe Rregulloren e punës,Rregulloret komunale,ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre

    b) miratimin e buxhetit;

    c) miratimin e çështjeve tjera financiare të cilat sipas Statutit dhe Rregullores së punës  janë rezervuar për Kuvendin;

    d) kompensimet për këshilltarët e zgjedhur;

    e) raportin vjetor;

    f) miratimin, ndryshimin dhe anulimin e Rregulloreve Lokale Komunale,

    g) krijimin e Komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;

    h) zgjedhjen e Kryesuesit  të Kuvendit të Komunës;

    i) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;

    j) lartësinë e tarifave dhe ngarkesave;

    k) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me ligjin në fuqi;

    l) emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve, shesheve  dhe vendbanimeve të tjera publike dhe

    ll) marrjen e vendimeve për tu bashkuar asociacioneve  të komunave të Republikës së Kosovës

Kuvendi i Komunës mund t’i delegojë pushtetin për të marrë  vendime një Komiteti të Kuvendit të Komunës ose Kryetarit të Komunës. Kuvendi i Komunës mund të revokojë delegimin në çdo kohë.Vendimi për emërtimin apo për riemërtimin e çfarëdo rrugice, rrugë apo vendi tjetër publik miratohet nga më së paku dy të tretat e Këshilltarëve të Kuvendit të Komunës.  
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës

 Kuvendi i Komunës zgjedh kryesuesin e Kuvendit të Komunës nga radhët e anëtarëve për një mandat të njëtë si anëtaret e kuvendit me vota të fshehta. Për tu zgjedhur në votimin e parë kandidati duhet ti marrë më shumë së gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur në rast së në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kerkuar atëherë dy kandidatët me numër me të madh të votave shkojnë në  votimin e dytë.

Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjidhet Kryesues i Kuvendit. Kryesuesi i Kuvendit thërret dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit.Mënyra e thirrjes dhe udhëheqjes së mbledhjeve të Kuvendit  rregullohet me Rregulloren e punës së Kuvendit.

Në mungesë të Kryesuesit të Kuvendit  të Komunës , Rregullorja e Punës rregullon se kush konvokon dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit të Komunës.Kuorumi për të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve të tij përbëhet nga gjysma (50%+ 1) e anëtareve të pranishëm në mbledhje me të drejtë pjesëmarrje dhe votimi.Në të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve, të gjithë anëtarët  kanë një votë.  Kryesues i Kuvendit Komunal ka votën vendimtare në rast të numërimit të njëjtë të votave  PËR ose KUNDËR ndonjë propozimi.Kuvendi dhe Komitetet marrin vendime me votim të hapur, përveç nese me ligj nuk kërkohet ndryshe.

Vendimet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve të tij merren me shumicën e thjeshtë të këshilltarëve të pranishëm dhe të cilët votojnë, përveç nëse me ligj nuk kërkohet ndryshe.Kuvendi i Komunës mblidhet sa herë që kjo parashihet me Rregulloren e punës, por mbledhjet e Kuvendit të Komunës mund të thirren edhe nga ¼ i numrit të të gjithë këshilltarëve të zgjedhur së paku shtatë ditë pune para çfarëdo mbledhjeje të Kuvendit të Komunës ose tri ditë pune me herët në raste urgjente dhe për mbledhje Këshilltarëve do t’ ju dërgohen thirrjet me material të rendit të ditës.Në të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve të tij mbahet procesverbali i cili përfshin emrat e anëtarëve të  pranishëm dhe anëtarëve të ftuar, rendin e ditës, thelbin e diskutimit, rezultatin numerik të votimit dhe propozimet e miratuara apo të refuzuara.

Nëse është e nevojshme thirret emri i çdo anëtari dhe në procesverbal  shënohet se si ka votuar secili. Procesverbalin e mban një shërbyes civil komunal i caktuar nga Kryetari i Komunësi i cili duhet të miratohet në mbledhjen e ardhshme dhe të njëjtin ka të drejtë ta shikojë çdokush dhe ta marrë një kopje.Kryesuesi i Kuvendit e nënshkruan procesverbalin e miratuar.Nëse Kuvendi i Komunës dështon në kryerjen e funksioneve të detyrueshme sipas ligjit apo nëse bëhet jofunksionues në ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve Ministria për Qeverisje Lokale njofton komunën për deshtime duke propozuar masa të duhura për sigurimin e qetë të funksionit komunal.

Kuvendi i Komunës konsiderohet ju funksionues nëse:a)nuk e zgjedh kryesuesin tridhjetë (30)ditë pas themelimit,b)nuk miraton Statutin e saj brenda gjashtëdhjetë(60)ditësh pas themelimit,c)nuk miraton buxhetin sipas afatit të paraparë me ligjin përkatës osed)nuk mban mbledhje për një përiudhë më të gjatë së gjashtë muaj.Ministria e Pushetetit Lokal e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e komunës.Qeveria shpërndan Kuvendin e Komunës jofunksional.

Zgjedhjet e reja për Kuvend Komunal mbahën në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet Komunale.