Drejtorati për Buxhet dhe Financa

Labinot Gruda -  Drejtor për Buxhet dhe Financa

I Lindur me 28.07.1986 në Komoran - Drenas.

Shkollën fillore e kam kryer në Komoran, ndërsa shkollën e Mesme në SHMT "Fehmi Lladrovci" në Drenas, kurse studimet i kam përfunduar në Fakutetin Ekonomik në Univesrsitetin AAB.

Kontakti:
Mob: +383 44 777 784
Tel:   +381 38 200 40807

E-mail:  labinot.gruda@rks-gov.net
 
Përvoja e punës:
       -Thesari i Kosovës në Ministrinë e Financave - Njësia e operimeve (SIMFK) 2010-2018.
       
Përgjegjësitë e Drejtoratit:

    a) Hartimin e rregulloreve komunale për çështjet financiare,

    b) Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt –buxhetit

    c) Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore

    d) Është përgjegjës për menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës

    e) Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e  sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit.

    f) Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;

    g) Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit  organeve komunale;

    h) Përllogaritë dhe cakton tatimin në pronë,taksat Komunale dhe ngarkesat tjera;

    i) Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës.