Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport











Emri dhe Mbiemri: Flutura Avdiu
Datëlindja:             
21.01.1993
Vendi i lindjes:       Zabel i Ultë, Gllogoc


Arsimimi: 

Flutura Avdiu, bursiste e Universitetit të Prishtinës, studimet në Fakultetin Juridik i përfundoi në vitin 2015, në afat rekord. Në tetor të vitit 2015, i regjistroi studimet pasdiplomike Master në Drejtimin Penal, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Njëkohësisht me projekt të UNDP-së, për një vit e filloi dhe praktiken profesionale në Zyren e Prokurorit Disiplinor, të cilën e përfundoi në shtator të vitit 2016.

Në janar të vitit 2017, mbrojti me sukses të dalluar temën e Masterit ‘’Transferimi i Procedurës Penale shtetit të huaj sipas Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale’’. Në muajin shkurt të vitit 2017, filloi të punoi si Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit. Gjatë kësaj periudhe ndjeku trajnimin për përgaditjen e provimit të Jurisprudencës për dy muaj, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP-në, kështu arriti të hyjë në muajin mars të vitit 2017, në provimin e Jurisprudencës. Për dhënien me sukses të provimit të Jurisprudencës, nga Ministria e Drejtësisë është shpërblyer me çertifikatë. 
 

Kontakti:

Tel:  (+377)45403217
         
Centrix: 03820040812

E-mail: flutura.f.avdiu@rks-gov.net

           

Përgjegjësitë e Drejtoratit:

a)   menaxhon në mënyrë të drejtë me të gjitha objektet komunale të kulturës,sportit dhe rinisë.

b)   organizon takime me rëndësi kulturore,sportive dhe rinisë në komunë,

c)   organizon debate për zhvillimin e kulturës,sportit dhe rinisë në komunë.

d)  harton plane për mbështetjen e aktiviteteve kulturore,sportive dhe rinore,

e)   kryen punë lidhur me biblotekat e komunës,

f)    përpunon,sistemon dhe formon fondin e lëndëve arkivore dhe

g)   punë tjera të caktuar nga Kryetari i Komunës.