Drejtorati i Inspektimit Komunal











Emri dhe mbiemri: Aurora Berisha
Data e lindjes: 03/01/1992
Vendlindja: Gllogoc
 

Kontakti:
Tel: (+377)45975597
03820040806
E-mail: aurora.j.berisha@rks-gov.net 

Shkollimi dhe përvoja e punës:

Aurora Berisha ka përfunduar studimet universitare në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik, ndërkaq studimet pasuniversitare në drejtimin Menaxhment dhe Ndërmarrësi në Universitetin për Biznes dhe Teknologji – UBT si studente e shkëlqyer.
Shkollën e mesme të lartë e ka përfunduar në gjimnazin e shkencave natyrore “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” në Gllogoc. Gjatë kësaj kohe ka qenë e angazhuar në shumë aktivitete kulturore - artistike në kuadër të komunës së Gllogocit ku është dalluar me inciativat e saj rreth këtyre aktiviteteve, si udhëheqëse e emisioneve për fëmijë në radio lokale të komunës si dhe aktivitete tjera artistike – rinore të organizuara nga komuna. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe nga shkolla e lartë në Dordrecht të Holandës është certifikuar si lidere e re për menaxhim të botës së kulturave të ndryshme.

Aurora Berisha ka qenë e angazhuar në aktivitete dhe punë vullnetare në dobi të mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara të organizuara nga organizata joqeveritare HandiKOS ku dha kontribut të madh në përkrahje të organizatës.

Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 2014 në bankën TEB në departamentin e shitjes dhe marketingut për individë dhe biznese deri në fund të vitit 2015.

Nga gjysma e parë e vitit 2016 deri në fund të këtij viti ka punuar në kompaninë Solaborate në departamentin e  marketingut.

Aurora Berisha është anëtare e federalistëve të rinj JEF – The Young Europeans, si dhe  anëtare e Kryqit të Kuq të Kosovës.
Aurora Berisha më 1 shkurt 2017 filloj punën në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Drenasit si drejtoreshë e kësaj drejtorie.
 

Përgjegjësitë e Drejtoratit:

a)      Kryen inspektime n ë mbështetje të Ligjit për fusha të ndryshme;

b)      Bënë inspektimin e ndërtimeve të objekteve të ndërtimit kolektiv, privatë, objekteve afariste, rrugëve dhe kanalizimeve të ujërave fekale;

c)      Kryen inspektimin në fushën sanitare në mbështetje të Ligjit përkatës;

d)      Kryen inspektimin nga fusha e veterinës në mbështetje të Ligjit përkatës;

e)      Kryen inspektimin në fushën e mbrojtjes së ambientit n ë mbështetje të Ligjit përkatës;

f)       Kryen inspektimin e veprimtarive ekonomike dhe bizneseve të ndryshme në Komunë duke kontrolluar të gjitha bizneset e regjistruara dhe ato të cilat janë të pa regjistruara dhe ndërmerr veprimet përkatëse ligjore;

g)      Kryen inspektimin financiar, inspektimin e tregut dhe çmimeve në pajtim me Ligjin përkatës;

h)      Kryen inspektimin nga lëmi i bujqësisë në pajtim me Ligjin përkatës;

i)        Kryen inspektimin e shërbimeve komunale, rrugëve shesheve, parqet, varrezat, përcjellja e trafikut të auto taksive, kombi taksive, autobusëve dhe automjeteve për transport, reklamat e ndryshme të bizneseve dhe të tjera;

j)        Kryen inspektimin rreth parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri si dhe fatkeqësitë tjera elementare;

k)      Kryen inspektimin  e kushteve të punës bazuar në Ligjin për Inspektimin ndaj punëdhënësit  apo përfaqësuesit të tij dhe ndaj punëtorëve dhe

l)        Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i vet, të përcaktuara nga Kryetari dhe në mbështetje në Ligjet përkatëse.