Drejtorati për Shërbime Publike dhe Emergjencë













Emri dhe mbiemri: 
Luminje Gjoshi – Krapi          

Data e lindjes: 15/12/1969                       

Vendlindja: Sankoc

Kontakti:
 

Tel: (+377) 45-947-229
             03820040812
E-mail:
Lumnije.o.krapi@rks-gov.net

Përvoja:


Pozita :  Profesoreshë e GjuhesAngleze

Pervoja : Emri dhe adresa e punëdhënsit : SHFMU “ LuigjGurakuçi “ Flamuras , SHFMU ”BajramCurri “Nikaj , SHFMU “ XheladinGashi – Plaku “ Komoran .
 

Arsimimi :

Fakulteti : “Gjuhë dhe Letërsi Angleze “

Master:     Mësimdhënia dhe Kurrikula



Përgjegjësitë e Drejtorisë:

a. Përcakton ofrimin e shërbimeve publike, lokale dhe të infrastrukturës duke
përfshirë furnizimin me ujë, ujësjellësin, kanalizimin, përpunimin e ujërave të
zeza, mirëmbajtjen e rrugëve lokale, transportin lokal dhe planet për ngrohtore
lokale;
b. Shërbime publike duke përfshirë shërbimin e zjarrfikësve dhe të emergjencës;
c. Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave të hapura dhe
varrezave;
d. Lëshimin e lejeve për shërbime dhe paisje duke përfshirë transportin lokal publik
dhe shërbimin e taksistëve;
e. Mbikëqyrë dhe bashkëpunon me kompanitë shërbyese komunale të higjienës
dhe furnizimit me ujë;
f. Në bashkëpunim me kompanitë cakton çmimet e shërbimeve komunale;
g. Mbikëqyrë mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të ujësjellësit;
h. Cakton prioritete për mirëmbajtje e rrugeve . kanalizimeve dhe ujësjellsin;
i. Kontrollon buxhetin e ndërmarrjeve shërbyese komunale;
j. Cakton orarin e reduktimeve dhe prioriteteve;
k. Bën sigurimin e ujit nëpër pjesët të cilat nuk kanë mundësin të sigurojnë ujin e
pijshëm nga rrjeti përmes rezervuarëve , cakton çmimet e shërbimeve, çmimin e
ujit, çmimin e kyçjeve të reja;
l. Organizon aksione të pastërtisë, cakton tarifat për shërbimet e kryera nga
ndërmarrjet që bëjnë administrimin e mbeturinave, kujdeset për mirëmbajtjen e
tregut të gjelbër dhe të kafshëve;
m. Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve të komunës si dhe në sezonin e dimrit bën
kryposjen dhe pastrimin e rrugëve dhe shesheve që i përkasin komunës, bën
renovimin e rrugëve, mbushjen e gropave etj;
n. Lëshon lejet për vendosjen e pengesave në rrugët e komunës;
o. Kryen edhe punë tjera nga lëmia e vetë të përcaktuar nga Kryetari në pajtim me
Ligjin përkatës

Kontakti: