MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS | 2016-04-25

 Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenti 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogovcit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores se punes të Kuvendit,Kryesusi i Kuvendit të Komunës për dt. 29.04.2016 , duke filluar në ora 13.00 ne sallen e Kuvendit të Komunës  ( dite  e premte    ) 
 

Mbahet krosi komunal pranveror | 2016-04-22

Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe shkollat, kanë mbajtur krosin komunal pranveror 2016 në stadiumin sintetik në kushte ideale për mbajtje të krosit, ku morën pjesë 19 shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme të Komunës së Drenasit, ndërsa numri i përgjithshëm i atletëve ishte 198 veta nga të dy gjinit dhe të gjitha kategoritë.
 

Njoftim për qytetarë | 2016-04-20

Njoftojmë qytetarët se më datën 24 prill 2016, e diel do të mbyllet për qarkullim nga ora 8:30 deri në 19:00, rruga tek vendkalimi mbi hekurudhë në Drenas në relacionin për Komoran. Kjo për arsye të zhvillimevetë punimeve të parapara për rregullimin e vendkalimit që kryqzohet me hekurudhën.
 

Kryetari Demaku takoi drejtorin e Kompanisë Regjionale "Pastrimi", z. Feim Salihu | 2016-04-20

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka pritur në takim drejtorin e Kompanisë Regjionale "Pastrimi" z. Feim Salihu ku kanë biseduar për të arriturat e përbashkëta, për sfidat, detyrat dhe përgjegjësit që i presin ne të ardhmen në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
 

Kryetari Demaku takoi Bordin e ri të Ujësjellësit Regjional "Prishtina" | 2016-04-19

Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku të martën ka takuar anëtarët e Bordit dhe ushtruesin e detyrës së kompanisë Regjionale të Ujësjellësit "Prishtina" me të cilët ka diskutuar për projektet të cilat do të investohën në Komunën e Drenasit për të përmirësuar shërbimin e ujësjellësit. 
 

Mbahet punëtoria me fermerët e Drenasit për parandalimin e sëmundjës së Brucellozës | 2016-04-18

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbajtur të henën një punëtori me fermerët e Komunës së Drenasit që mbajnë dele dhe dhi për mundësin dhe vetëdijësimin e parandalimit të sëmundjës së brucellozës.
 

Kryetari Demaku bëri homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër | 2016-04-17

Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të masakrës së Poklekut dhe vrasjes së 24 civilëve të fshatit Çikatovë e Vjetër, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku i shoqëruar nga deputeti i Parlamentit të Kosovës, z. Bislim Zogaj dhe depuetja znj.Sala Berisha-Shala, drejtor të drejtorive dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇk-së kanë vënë kurora lulesh pranë varrezave. 
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2016-04-15

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 20.04.2016 (e mërkure ) duke filluar nga ora 10:00, në sallen e mbledhjeve në objektin e ri të Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së.
 

Të dielen përkujtohët masakra e Poklekut | 2016-04-15

Më rastin e 17 vjetorit të masakrës së Poklekut , do të përkujtohen familjarët e familjes Muqolli dhe Elshani të këtij fshati. 
 

Mbahet Sofra Poetike "Ymer Elshani" 2016 | 2016-04-15

Në Drenas është mbajtur manifestimi letrar i njëzeti më radhë, Sofra Poetike "Ymer Elshani" 2016 i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
 

Kryetari Demaku bënë homazhe të varrezat e tre dëshmorëve të UÇK-së | 2016-04-14

Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së dëshmorëve Bejtë Rexhepi, Fehmi Rama dhe Naim Tiku, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor kanë berë homazhe tek varrezat e tyre.
 

Kryetari i Komunës më bashkëpunëtor bejnë homazhe në kompleksin e varrezave të fshatit Negroc | 2016-04-12

Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së 21 dëshmorëve të UÇK-së dhe 36 martirëve të fshatit Negroc, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, i shoqëruar nga nënkryetari z. Arsim Haxhiu, zëvendësministri z. Ferat Shala,  deputetja e Kuvendit, znj. Ganimete Musliu dhe drejtor të drejtorive komunale kanë berë homazhe tek kompleksi memorial "Pëllumbat e Lirisë".
 

Fol Hapur me kryetarin e Komunës z. Nexhat Demaku dhe banorët e fshatit Llapushnik | 2016-04-12

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku i është përgjigjur ftesës së Lëvizjes FOL për diskutimin e hapur që është mbajtur në oborrin e shkollës së fshatit Llapushnik.
 

Nënkryetari i Komunës me bashkëpunëtor, benë homazhe tek varreazat e Abrisë më rastin e përvjetorit të tre dëshmorëve | 2016-04-07

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Arsim Haxhiu i shoqëruar me drejtor të drejtorive, bashkëpunëtor të tjerë komunal, struktura të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë berë homazhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Abri, me rastin e shënimit të 17 vjetorit të reniës së tre dëshmorëve, Xhevat Demakun, Bedri Demaku dhe Ymer Shala.
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2016-03-25

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datën 30.03.2016 ( e mërkurë ), duke filluar në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës  thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
 

Kryetari Demaku më bashkëpunëtor benë homazhe të varri i dëshmorit Asllan Fazliu | 2016-03-23

Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku i shoqëruar nga nënkryetari z. Arsim Haxhiu dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë bërë homazhe në varrezat e fshatit Gllanasellë, ku pushon edhe trupi i dëshmorit Fazliu.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2016-03-21

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 24.03.2016 (e enjte) duke filluar nga ora 10:00, në sallen e mbledhjeve në objektin e ri të Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së.
 

Punëtori për përfshijen e institucioneve arismore në projektin e menaxhimit të mbetrinave | 2016-03-15

Organizata CEAE në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, kanë orgnizuar një tryezë pune më qëllim të përfshirjes së institucioneve arsimore në projektin për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Drenasit. Në këtë takim ishin të pranishëm, drejtori i Inspektoriatit, Milaim Hajdari, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Sadik Tahiraj, përfaqësues të kompanisë "Pastrimi", komandanti i Stacionit Policorë në Drenas, Drtion Morina dhe drejtor të shkollave. 
 

Inspektori i ndërtimit rrënon një objekt pa leje në Komoran | 2016-03-08

Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht inspektori i ndërtimit ka bërë rrënimin e një objekti në Komoran, pasi që investitori i fillimit të punimeve kishte nisur objektin e një shtëpie në pronen komunale.
 

Vazhdon të jetë stabil gjendja në lumin "Drenica" | 2016-03-07

Të reshurat e shiut që kanë filluar në orët e paraditës, janë duke u përcjellur në vazhdimësi nga stafi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë së bashku më njësitin e zjarrëfikësve. Me këtë rast, kryetari i Komunës, Nexhat Demaku i shoqëruar nga një ekip, kanë përcjellur për së afërmi zonat që preken nga vershimet në Komuën e Drenasit.
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2016-03-04

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datën 10.03.2016 ( e enjte ), duke filluar në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës  thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit. 
 

Mbahet takimi për Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Drenasit | 2016-02-29

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në bashkëpunim me orgainzatën CE&AE dhe ndërmarrjen "Pastrimi", të henën kanë mbajtur takimin me adiminstrator të fshatrave dhe qytetarë ku kanë prezentuar para të pranishmëve Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Drenasit, plan ky i cili pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2016-02-25

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 40 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 01.03.2016 (e martë) duke filluar nga ora 11:00, në sallen e bordit të drejtorëve në objektin e Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së. 
 

Ftesë | 2016-02-25

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Sherbimeve Publike dhe Emergjencë, fton të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në takimin ku do të diskutohet për Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave dhe zgjerimin e shërbimit për menaxhimin e mbeturinave. Ky takim do të mbahet me 29.02.2016 (e henë) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës, në objektin e vjetër. Jeni të mirëseardhur të merrni pjesë dhe të jepni sugjerimet tuaja lidhur me këtë planë dhe zgjerimin e shërbimit.
 

Akademi Përkujtimore me rastin e shënimit të 18 vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit | 2016-02-24

Më rastin e shënimit të 18 vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit, Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, organizojnë akademi përkujtimore. Akademika përkujtimore mbahet me 28.02.2016 ( e diele ) duke filluar në ora 12:00 në Sallën e Kulturës në Drenas, ndërsa homazhet në varreza do të behën nga ora 10:30. Ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Dreansit, të Skenderajt e me gjerë që të marrin pjesë në këtë përvjetor. 
 

Në 69 vjetorin e shkollës në Gradicë, zbulohet busti i Heroit Mehmet Gradica | 2016-02-22

Më rastin e shënimit të ditës së shkollës në fshatin Gradicë, përkatësisht të 69 vjetorit të saj, është bërë edhe zbulimi i bustit të Heroit Mehmet Gradica, që edhe shkolla mban emrin e tij, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, deputetja Ganimete Musliu e Shaip Muja, familjar të Mehmet Gradicës, drejtor të drejtorive komunale nga Drenasi e Skenderaj dhe shumë qytetar të tjerë. 
 

Komuna e Drenasit feston tetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës | 2016-02-17

Tetë vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar me shumë aktivitete edhe në Komunën e Drenasit. Fillimisht, kryetari i Komunës Nexhat Demaku i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Naim Bazaj, drejtor të drejtovie dhe shoqatat e dala nga lufta, kanë bërë homazhe tek lapidari i Dëshmorëve ne Drenas dhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz, pastaj është mbajtur edhe seanca solemne.
 

Drenasi në Garë për Mjedis të Pastër | 2016-02-16

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, përkatësisht organizatën GIZ, kanë lansuar projektin "Gara për Mjedis të Pastër" (GMP), ku në këtë projekt është pjesëmarrëse edhe Komuna e Drenasit. 
 

Ambasarodja gjermane viziton gjimnazin e Drenasit | 2016-02-15

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets e shoqëruar nga shefi i protokolit të ambasadës, Marten Menger, të hënën kanë vizituar gjimnazin "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" në Drenas, ku janë takuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Sadik Tahiraj dhe drejtorin e shkollës, Valdet Istogu, ku kanë biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy shkollave, asaj gjermane dhe gjimnazin e Drenasit.
 

Agjenda e Komunës së Drenasit me rastin e shënimit të tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës | 2016-02-12

Komuna e Drenasit, më rastin e shënimit të tetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, organizon seancë solemne me 17.02.2016 dhe aktivitete të tjera kulturore e sportive. Më posht gjeni agjenden e shënimit të kësaj dite:
 

Komuna përcakton objektivat për këtë vit, në fushën e menaxhimit të mbeturinave | 2016-02-06

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në Komunën e Drenasit ka mbajtur takimin e dytë për këtë vit, ku ka caktuar prioritetet në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Të pranishëm në këtë takim ishin, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, përfaqësuesja e organizatës gjermane GIZ, Drita Binaj me të cilët Komuna ka memorandum bashkëpunimi, përfaqësues të ndërmarrjes "Pastrimi" dhe organizatës CEAE.
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2016-02-03

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë 09.02.2016, duke filluar në ora 13.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( ditë e marte ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
 

Njoftim | 2016-02-02

Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, njofton të gjithë bizneset të Komunës së Drenasit që janë të  interesuara për të aplikuar në grantet e BE-së të implementuara nga ARDA, për zhvillimin e sektorit privat, se me datën 03.02.2016 ( e merkurë ) duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet punëtori  trajnuese për përgaditjen, kompletimin e aplikacionit për të konkuruar me projektet e tyre.
 

Modernizmi i shërbimeve komunale në objektin e ri të Komunës së Drenasit | 2016-02-01

Komuna e Drenasit vitin 2016, e ka nisur punën në objektin e ri, dhe tani më shërbimet për qytetarë janë të modernizuara, digjitalizuar dhe transparente. Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ka vlerësuar se ndërtimi i objektit të ri të administratës komunale, ka qenë mese i nevojshëm, pasi që objekti i vjetër nuk plotësonte kushtet as për së afërmi për shërbimet administrative.
 

Presidentja Jahjaga viziton Komunën e Drenasit | 2016-01-27

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe atë Gjermane, vizituan Komunën e Drenasit dhe u takuan me kryetarin e Komunës Nexhat Demaku. Ata së bashku diskutuan për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve te huaja për zhvillimin e biznesit. 
 

Në Drenas ARDA lanson sesionin informues për bizneset lokale | 2016-01-27

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, Asociacioni i Agjencive, për Zhvillim Rajonal (ARDA), ka mbajtur sesionin informues, për skemen e granteve, ku morën pjesë, përfaqëues të bizneseve që operojnë në Komunën e Drenasit si dhe qytetarët të interesuar të për hapjen e bizneseve të reja.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2016-01-21

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 27.01.201 (ditë e mërkurë) duke filluar nga ora 11:00, në sallen e bordit të drejtorëve në objektin e ri të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
 

Komuna e Drenasit shpenzon buxhetin e vitit 2015 sipas planifikimit | 2016-01-20

Vitin që lam pas, Komuna e Drenasit e ka përmbyllur sipas planifikimit të paraparë në fillim vit. Në mbledhjen e Bordit të Drejtorive, që udhëhiqej nga Kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, është paraqitur raporti përfundimtar i fri-balancit dhe buxheti paraqitet i shpenzuar shumën prej 12 milion e 247 mijë e 943 euro që shprehur në përqindje nga të gjitha burimet e financimit paraqitet në 99 për qind të shpenzimit.
 

Ish sekretari i NATO-s, Robertson, përkulet para pllakës se të masakruarve në Poklek të Drenasit | 2016-01-19

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robrtson i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, u përkulën sot para pllakës përkujtimore te të rënëve në masakrën e Poklekut.
 

Kryetari Demaku inspekton rrugët në Komunën e Drenasit | 2016-01-18

Gjatë ditës së hënë, kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku i shoqëruar nga nënkryetari dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, kanë inspektuar për së afërmi rrugët në territorin e Komunës rreth mirëmbajtjës së rrugëve gjatë sezonit dimëror.
 

Komuna e Drenasit intervenon në rastet emergjente të krijuara nga erërat dhe vërshimet | 2016-01-16

Komuna e Drenasit, pas vërshimeve nga reshjet e fundit dhe erërave të forta, që shkaktuan mjaft dëme në rrugë dhe pullazit të shkollës fillore në fshatin Dobroshec, menjëherë ka filluar intervenimet për t'i sanuar këto dëme.
 

Kryetari Demaku dhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Wieland, mbështesin projektin e binjakëzimit të dy shkollave | 2016-01-11

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku së bashku me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland, përfaqësuesen e Ministrisë së Arsimit në Gjermani, znj. Kerstin Zielosko-Labonte, konzullin e Ambasadës së Kosovës në Austri, z.Ymer Lladrovci dhe  përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknoligjisë, kanë marrë pjesë në një tryez në shkollën e gjimnazit "Gjergj Katrioti-Skëndebeu", ku janë zotuar se do të vazhdoj edhe ne të ardhmen bashkëpunimi i binjakëzimit me shkollën e gjimnazit të Egenit në qytetin Baden të Gjermanisë. 
 

Rritet niveli i ujit edhe në Komunën e Drenasit nga reshjet e fundit | 2016-01-06

Reshjet e fundit në Kosovë, kanë përfshirë edhe Komunën e Drenasit ku janë vërshuar kryesisht zonat përreth lumit "Drenica", përkatësisht fshatrat, Komoran, Zabel i Ulët, Korroticë e Ulët, Shtrubullovë, Kizhnarekë dhe fshatra të tjera.
 

Kryetari i Komunës Nexhat Demaku uron gjithë qytetatët vitin e ri 2016 | 2015-12-31

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, me rastin e ndërrimit të moteve, uron të gjithë qytetarët për vitin e ri 2016, duke uruar që në secilën familje të mbretëroj paqja, harmonia, shëndeti dhe gëzimi familjar. 
 

Komuna përfundon projektet e investimeve kapitale për vitin 2015 | 2015-12-31

Komuna e Drenasit, gjatë vitit që po lemë pas, ka shënuar progres të konsiderueshëm në realizimin e projekteve kapitale që kanë qenë jetike për qytetarët e Komunës sonë. Drejtoria e Urbanizmit, ka përmbyllur projektet me ndërtimin e trotuareve në Poklek të Ri dhe të Vjetër si dhe Drenasin II, ndërsa ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës në lagjet e fshatit Vërboc dhe disa lagje në Komoran I , gjithsejtë ka shpenzuar buxhetin për realizim të projekteve nga investimet kapitale me 98 për qind.
 

NJOFTIM | 2015-12-30

Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit se Drejtoria për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore për shkak të festave të fundvitit. 
 

Forma e aplikimit për takim me kryetarin e Komunës | 2015-12-30

Në kuadër të projektit "Fole n'fole" do të organizohet takimi në mes të rinisë dhe kryetarit të Komunës së Drenasit, takim ky i cili do të mbahet me 08.01.2016 ( e premte ) dhe për të qenë pjesë e këtij takimi, ju lutëm që të plotësoni të dhënat tuaja në linkun e poshtëshënuar.
 

Një familje në Drenas behët me shtëpi te re për festën e fundvitit | 2015-12-30

Familja e Sadri Isufit 7 anëtarëshe nga Drenasi II është bërë me shtëpi të re, falë donatocionit të Qerim Hajdarajt dhe Behxhet Salihut.
 

Komuna e Drenasit me 98.34 për qind shpenzon grantet | 2015-12-29

Zhvillimi i buxhetit Komunal për vitin 2015 për nga aspekti i të hyrave publike, ka qenë mjaft i suksesshëm, po ashtu edhe për nga aspekti i të hyrave vetjake Komuna ka tejkaluar objektivat, të dhënat qëndrojnë shumë mirë edhe në shpenzimin e parasë publike.
 

Mbahet mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi | 2015-12-29

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të këtij viti, përkatësisht mbledhjen e fundit për të përmbyllur aktivitetet për vitin 2015 dhe për të përmbushur edhe obligimet ligjore për takimet e rregullta brenda vitit.
 

Kuvendi Komunal i Drenasit përmbyllë vitin 2015, miraton planin komunal të veprimit antikorrupcion | 2015-12-29

Kuvendi Komunal i Drenasit ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin qe po lemë pas. Mbledhjen e ka kryesuar Kryesuesi z. Naim Bazaj dhe te pranishëm ishin kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, nënkryetari i Komunës, z. Arsim Haxhiu, drejtor të drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së, mediave dhe OJQ.
 

Komuna e Drenasit shpall sportistët e vitit 2015 | 2015-12-25

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka bërë përzgjedhjen e sportistëve me të dalluar për vitin 2015. Me këtë rast, kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku ka përgëzuar të gjitha klubet dhe individet me të suksesshëm me rezultatet e arritura.
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-12-24

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë 29.12.2015 , duke filluar në ora 13.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( dite e martë ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
 

Kryetari Demaku raporton para qytetarëve për punën gjatë këtij viti | 2015-12-23

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku më drejtor të drejtorive kanë mbajtur tubimin e fundit për këtë vit me publikun dhe kanë marrë pjesë anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, nënkryetari i Komunës, administratorë të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe shumë qyetarë të tjerë.
 

QKMF-ja në Drenas behët me kulum të ri, aparat të rentgenit dhe digjitalizim të sistemit | 2015-12-18

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit, për vitin 2015 ka realizuar disa projekte për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare "Dr. Hafir Shala" në Drenas, për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve.
 

Komuna nderton disa ura në fshatra | 2015-12-15

Komuna e Drenasit edhe këtë vit ka investuar në zhvillimin e infrastrukturës për ndërtim te urave të cilat kanë qenë kërkesa të banorëve të lagjeve në fshatra.
 

Rreth 2 milion euro investime në institucionet arsimore të Drenasit | 2015-12-14

Komuna e Drenasit edhe këtë vit ka u ka kushtuar një rendësi të veçantë projekteve për ndërtimin e shkollave, renovimin e tyre dhe ndërtimin e terreneve sportive në institucionet shkollore për të krijuar kushte të favorshme dhe zhvillimin e aktiviteteve të sportit për nxënës.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-12-11

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 17.12.2015 (ditë e enjte) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
 

Tubim me publikun | 2015-12-10

Në vështrim të nenit 68, Kreu i IX- Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e Pjesëmarrjes së Qytetarëve, që ka të bëjë me informimin publik dhe konsultim, të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe neneve 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 të Statutit të Komunës së Drenasit, Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku:
 

Drenasi drejt finalizmit në realizimin e projekteve të planifikuara për vitin 2015 | 2015-12-09

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, ka planifikuar realizimin e mbi 70 projekteve infrastrukturore në territorin e Komunës së Drenasit dhe lista e investimeve kapitale është drejt finalizimit në realizim të projekteve sipas dinamikës së caktuar për vitin aktual.
 

Drejtorija e Sherbimeve Publike dhe Emergjencë ka vashduar me projektin për zgjerimin e sherbimit në menaxhimin e mbeturinave | 2015-12-03

Në kuadër të projektit për zgjerimin e shërbimit për menaxhim të mbëturinave, Drejtoria e Shërbimeve dhe Emergjencë të enjtën ka bërë shpërndarjen e kontinjerëve për 150 ekonomi familjare.
 

Mbahët mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi | 2015-12-02

Të merkurën është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e kryesoi nën-kryetari i Komunës, z. Arsim Haxhiu, ndërsa pjesmarrës ishin anëtarët e Këshillit, përfaqësues të KFOR-LMT K9 dhe përfaqësues së OSBE-së.
 
 

Kryetari Demaku priti në takim kryetarin e Asociacionit Austriako-Kosovar, z.Gunther Fehlinger | 2015-12-02

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka pritur në takim, kryetarin e Asociacionit Austriako-Kosovar, z. Gunther Gehlinger dhe z. Gunther Dress, ekspert i turizmit nga Bayerni i Gjermanisë, me të cilët diskutuan për mundësin e bashkëpunimit të Komunës së Drenasit si motra në Gjermani dhe Austri.
 

Ngriten dhjetë plantacione më mjedër në Drenas | 2015-11-25

Komuna e Drenasit në kuadër të Memorandumit  për Bashkëpunim me IADK-në kanë përkrahur dhjetë fermerë për ngritjen e pemishteve më mjedër me sipërfaqe nga 1000m².
 

Agjenda e aktiviteteve në Komunën e Drenasit me rastin e festës së "28 Nëntorit" | 2015-11-25

Më rastin e "28 Nëntorit"; Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Dalja e Parë Publike e UÇK-së, Komuna e Drenasit organizon aktivitete përkujtimore, kulturore dhe sportive sipas kësaj agjende:
 

Zyrtarë nga komuna vizituan mamografin mobil në QKMF | 2015-11-18

Drejtoresha e Shërbimeve Publike znj. Hyrije Xhemajlaj-Thaqi së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Ilir Shala dhe zyrtaret komunale, kanë vizituar të merkurën mamografin mobil i cili është vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare "Dr.Hafir Shala" në Drenas.
 

Ferronikeli dhe Komuna e Drenasit nënshkruan vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në sektorin e arsimit | 2015-11-13

Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë NewCo Ferronikeli z. Konstantinos Rizopoulos dhe Drejtori i Arsimit nga Komuna e Drenasit z. Sadik Tahiri, nënshkruan vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
 

Njoftim | 2015-11-13

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjitha gratë e Komunës së Drenasit, nga grupmosha 50-70  vjeç, se mamografi mobil është në Komunën e Drenasit dhe të gjitha gratë e interesuara mund të bëjnë mamografi falas nga data 16.11.2015 deri më 07.12. 2015.
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-11-13

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë .19.11.2015 , duke filluar në ora 13.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( dite e enjte ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
 

Me 12 e 13 nëntor mbahet festivali "Ditët e Humorit - Drenasi 2015" | 2015-11-11

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport me datën 12 dhe 13 nëntor organizon festivalin e 18-të tradicional të humorit, "Ditët e Humorit Drenasi 2015" ku edhe këtë vit do të marrin pjesë dhjetëra grupe të ndryshme nga rajonet e Kosovës dhe të Shqipërisë. 
 

Debat Publik për ndërtimin e fabrikës për përpunimin dhe asgjësimin e produkteve shtazore | 2015-11-06

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4,  Agjencia e Ushqimit dhe  Veterinarisë, Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, organizojnë:   
 

Vazhdon zgjerimi i shërbimit për menaxhim të mbeturinave në Komunën e Drenasit | 2015-11-02

Projekti i zgjerimit të shërbimit për menaxhim të mbeturinave ka vazhduar me mbulueshmëri në fshatin Çikatovë e Vjetër ku janë shpërndarë 140 kontejnerë për ekonomi familjare, ditëve në vijim do të fillon shpërndarja edhe në fshatin Llapushnik dhe Baicë.
 

Fillojnë punimet në rehabilitimin e rrugës Drenas-Gradicë, dhe asfaltimi i rrugëve të tjera | 2015-10-29

Kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Drenas-Gradicë, rrugë kjo e cila ka qenë shumë e dëmtuar dhe e nevojshme për riparim, po ashtu ka filluar asfaltimi i rrugës edhe në fshatin Llapushnik, Dobroshec e Verboc.
 

130 bletar përfituan 4800 ushqime-pogaçe për stimulim dhe shumëzim të bletëve | 2015-10-28

Drejtoria Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, edhe këtë vit ka vazhduar në projektin për mbështetjen e fermerëve përmes subvencionimit, ku ne këtë rast kanë përfituar 130 fermer që merren më bletari.
 

Vendosen shenjat sinjalizuese ne territorin e Drenasit | 2015-10-28

Komuna e Drenasit,  përkatësisht  Drejtoria e Shërbimeve  Publike dhe Emergjencë,  ka  filluar implementimin e projektit për vendosjen e shenjave horizontale e vertikale dhe ato sinjalizuese ne   territorin e komunës.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-10-27

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 02.11.2015 (ditë e hënë) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
 

Nisin punimet për ndërtimin e shkollës në fshatin Llapushnik | 2015-10-26

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku i shoqëruar me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ministrin e Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, zëvendës-kryetarin e Parlamentit, z. Xhavit Hailin, deputet e Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Komunës dhe të shkollës së fshatit, sot morën pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së re "Hasan Prishtina" në fshatin Llapushnik.
 

Drenasi finalizon Draft-planin komunal për menaxhimin e mbeturinave | 2015-10-09

Grupi punues i Komunës së Drenasit, i shoqëruar edhe me grupet punuese të komunave Pejë, Mitrovicë e Gjilan, kanë marrë pjesë në një punëtori dyditore për finalizimin e Draft-planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, e cila është mundësuar nga organizata gjermane GIZ, në projektin "Shërbimet e qëndrueshme komunale"
 

Kryetari Demaku priti në takim, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli | 2015-10-06

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli me disa nga deputetet e Kuvendit, kanë vizituar të martën Komunën e Drenasit ku janë pritur nga i pari i Komunës, z. Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj dhe drejtor të Drejtorive Komunale.
 

Kompania gjermane "Kappa" do të ndërtojë fabrikë 8 milion euro për përpunimin dhe konservimin e perimeve në zonën ekonomike në Drenas | 2015-10-06

Kryetari i Komunë së Drenasit, z.Nexhat Demaku ka pritur në takim drejtorin e fabrikës "Kappa Antipasti", kompani gjermane e cila ka shprehur interesimin që të ndërtojë një fabrikë për përpunimin dhe konservimin e perimeve e që vlera e investimeve do të arrij mbi 8 milion euro me rreth 1 mijë vende pune.
 

Komuna ndërton pjerrina në institucione arsimore dhe shëndetësore | 2015-10-06

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Handikos-in, kanë ndërtuar gjashtë pjerrina në institucionet arsimore dhe shëndetësore për të lehtësuar personat me aftësi të kufizuara të kenë qasje të lirë në institucionet publike. 
 

N J O F T I M | 2015-10-02

Njoftohen të gjithë personat juridik dhe fizik të territorit të Komunës së Drenasit se nga data 05.10.2015, do të behën publike listat e personave që mund të përfitojnë nga falja e borxheve, bazuar në Ligjin nr. 05/L-043 për Faljen e borxheve publike.
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-10-01

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë. 07.10.2015 , duke filluar në ora 10.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( ditë e mërkure ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
 

Vazhdon realizimi i projekteve në lagjet e fshatrave të Drenasit | 2015-09-28

Në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore, Drejtori i Urbanizmit, z.Betim Berisha me bashkëpunëtorë kanë inspektuar punimet në lagjet e fshatit Dobroshec, Çikatovë e Vjetër dhe Poklek i Vjetër.
 
 

Miratohet buxheti për vitin 2016, Drenasi me 12 milion e gjysmë buxhet vjetor | 2015-09-23

Komuna e Drenasit ka miratuar buxhetin për vitin 2016 në mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe buxheti i përgjithshëm për vitin e ardhshëm është 12 milion e 710 mijë e 648 euro. Mbledhjen e Kuvendit e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së, medieve, OJQ dhe qytetarë. 
 

Kryetari Demaku dhe Kryetari i Kuvendit, Veseli benë homazhe pranë varrit të heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci | 2015-09-22

Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, kryetari i Parlamentit të Kosovës, z. Kadri Veseli, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Adem Grabovci dhe deputet tjerë të Kuvendit, struktura udhëheqëse të Komunës së Drenasit dhe të Komunave tjera, kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorëve të kombit Fehmi e Xhevë Lladrovci në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë.
 

Me 22.09.2015, kryetari Demaku benë homazhe pranë varrit të heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci | 2015-09-21

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor, me 22.09.2015 ( e martë ) duke filluar nga ora 9:00, me rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Fehmi e Xhevë Lladrovci do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë, në vendlindjen e Komandantit të brigadës "114 Fehmi Lladrovci".
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-09-17

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë .23.09.2015 , duke filluar në ora 10.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( dite e mërkure ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
 
 

Parku i Biznesit në Drenas me mundësi zgjerimi edhe për 80 hektar | 2015-09-16

Kryetari i Komunës së Drenas, z. Nexhat Demaku ka pritur në takim zëvendës ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, z. Avni Kastrati dhe udhëheqësin e sektorit për zhvillimin e zonave ekonomike, z. Nol Buzhala ku kanë diskutuar për zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas edhe për 80 hektar që do të mundësonte krijimin edhe të dhjetëra bizneseve prodhuese e shërbyese.
 
 

Inaugurohet kompania "Argos" në Parkun e Bizneseve në Drenas | 2015-09-14

Parkut të Biznesit në Drenas i është shtuar edhe një kompani serioze e prodhimit "Argos" e themeluar nga presidenti i kompanisë z. Salvatore Tafuno, ndërsa në inaugurimin e kompanisë merrnin pjesë, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ministrja e MTI-së, znj. Hykmete Bajrami, ambasadori italian në Kosovë, z. Andreas Ferrarese dhe përfaqësues të kompanive të njohura në vendore dhe ndërkombëtare.
 

Njoftim për faljen e borxheve | 2015-09-14

Komuna e Drenasit njofton të gjithë personat juridik dhe fizik të Komunës së Drenasit të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Komunës, se nga data 03.09.2015 ka hyr në fuqi Ligji nr.05/L-043 mbi faljen e borxheve. Faja e borxheve sipas ligjit behët për obligimet e pashlyera të qytetarëve ndaj institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike dhe me këtë ligj falen borxhet e krijuara deri më 31 dhjetor të vitit 2008.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-09-11

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 16.09.2015 (e merkure) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
 
 

Muaji i rinisë "Drenasi 2015" | 2015-09-11

Njoftohen të gjithë të rinjtë e Drenasit dhe qytetarët, se me datën 14.09.2015 do të mbahet muaji i rinisë "Drenasi 2015" ku do të mbahen aktivitete kulturore e sportive.
 

Mbahet punëtoria për planifikim dhe shpenzim të buxhetit për vitin 2016 | 2015-09-08

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar një punëtori me anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe drejtor të drejtorive komunale për planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
 

QKMF-ja "Dr.Hafir Shala", behët edhe me një autoambulancë të re | 2015-09-08

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Dr. Hafir Shala" në Drenas është bërë edhe më një autoambulancë të re, investim ky nga Komuna e Drenasit që do të lehtësoj shërbimet emergjente.
 

10 fermer të Drenasit pajisen me ngarkues hidraulik për largimin e plehrave organike | 2015-09-04

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ka përkrahur fermerët e Komunës së Drenasit duke i mbështetur me mekanizëm për menaxhimin e plehut organik.
 

Me 8 dhe 9 shtator në sheshin "Fehmi Lladrovci" organizohet panair me prodhimet tradicionale | 2015-09-04

 OJQ "Bliri" në bashkëpunim me Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekomomik organizojnë panair dy ditor në sheshin e qytetit "Fehmi Lladrovci" i cili do të mbahet me datën 08.09.2015 dhe 09.09.2015 duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-08-25

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 27.08.2015 (e enjte) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
 

Kryetari Demaku inspekton punimet në lagjet urbane të Drenasit | 2015-08-21

Në qytetin e Drenasit kanë filluar punimet për asfaltimin e 14 rrugëve e rrugicave të cilat do të përmirësojnë infrastrukturën brenda qytetit. Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku gjatë inspektimeve që ka bërë ka vlerësuar se investimet kapitale të planifikuara me buxhetin e Komunës janë duke shkuar sipas dinamikës se paraparë nga drejtoria e Urbanizmit.
 

Drenasi me asnjë qytetarë të involvuar në konfliktet e jashtme | 2015-08-19

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, në kuadër të vizitave që është duke i bërë në Komunat e Kosovës, sot ka vizituar Komunën e Drenasit, ku është takuar me Kryetarin e Komunës, z. Nexhat Demaku dhe me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku temë diskutimi ka qenë parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunës, ndërsa është vlerësuar nga bashkëpjesëmarrësit gjendja e sigurisë në Komunën e Drenasit që nuk ka asnjë qytetarë të involvuar në konfliktet e jashtme dhe me asnjë vrasje që nga viti 2009.
 

Ftesë | 2015-08-18

 Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH-i, ne bashkëpunim me Drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, në  kuadër te iniciativës inovative të Programit për Gratë në Biznes, do të organizoj seminar për bizneset e udhëhequra nga gratë që zhvillojnë aktivitetin e tyre në komunën e Drenasit. Seminari do mbahet me datën: 19 Gusht 2015 ne sallën e komunës se Drenasit nga ora 10:00-12:00.
 

Kryetari Demaku priti në takim Kryeministrin Isa Mustafa | 2015-08-14

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa më stafin e tij përcjellës kanë vizituar të premten Komunën e Drenasit ku janë pritur nga i pari i Komunës, z. Nexhat Demaku dhe drejtor të Drejtorive.
 

Behët pranimi teknik i objektit të Komunës së Drenasit | 2015-08-14

Ka përfunduar ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Drenasit dhe të premten i është bërë edhe pranimi teknik, donacion ky i cili është financuar nga Komisioni Evropian 
 

Bizneset e Drenasit pajisen me shporta të mbeturinave | 2015-08-11

Në kuadër të projektit për riorganizimin e qendrës së qytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Drejtoria e Inspektoratit, kompania "Pastrimi" dhe OJQ CEDE, kanë filluar shpërndarjen e shportave për bizneset që janë gjeneruese të mbeturinave organike (kryesisht shërbyesit e ushqimeve).
 

Mbahet Akademia përkujtimorë kushtuar 17 vjetorit të rënies së Heroit Bedri Shala | 2015-08-10

Komuna e Drenasit, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku ka mbajtur Akademi përkujtimore kushtuar 17 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Gjeneral Major Bedri Shala ku merrnin pjesë; kryetari Demaku, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, përfaqësuesi i familjes Lladrovci, Tush Lladrovci, deputeti i Kuvendit të Kosovës, z.Fadil Demaku, përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, familjar e bashkëluftëtar të heroit si dhe qytetarë.
 

Njoftim | 2015-07-31

Të nderuar kandidatë që keni aplikuar në konkursin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për mësimdhënës në Institucionet Arsimore për vitin shkollor 2015/2016, për intervistat e datës 03.08.2015 dhe të datës 04.08.2015, shtyhen për arsye se Drejtori Komunal i Arsimit  z. Sadik Tahiraj më këto data ka agjendën e ngjeshur (të ngarkuar).
 

Njësiti i zjarrfikësve pajiset edhe më një veturë | 2015-07-29

Njësiti i Zjarrfikësve në Drenas, është pajisur edhe më një veturë të re, donacion nga Agjencioni i Emergjencave. Pranimi i kësaj veture do të lehtësoj punën e këtij shërbimi për intervenime ne teren meqë ky njësit deri më tani ka funksionuar me vështirësi për arsye se automjetet ishin të vjetruara.
 

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-07-29

Është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, drejtor të Drejtorive Komunale, anëtar të Asamblesë, përfaqësues të OSBE-së, media, përfaqësues të fshatrave dhe shoqëri civile.
 

Njoftim | 2015-07-29

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë kandidatët që i janë nënshtruar konkursit për mësimdhënës në vitin shkollor 2015/2016 në Drejtorinë Komunale të Arsimit, se lista e kandidatëve për orarin e intervistave është publikuar në web faqen e Komunës së Drenasit, tek linku i shpalljeve, përkatësisht tek ky link: http://kk.rks-gov.net/gllogoc/Shpalljet/Njoftimet.aspx
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-07-22

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë.29.07.2015 , duke filluar në ora 10.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( dite e merkure ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
 

Fushata e korrje shirjes në Drenas, afër përfundimit | 2015-07-22

Mbi 90 për qind e e territorit të mbjellur më kulturë të grurit në Drenas  ka përfunduar korrje shirja dhe rendimentet mesatare janë sillur rreth 3000 deri në 3500 kilogram për hektar. 
 

Nisin punimet në dy shkolla të Komunës së Drenasit | 2015-07-21

Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ministrin e Administratës Publike, z.Mahir Yagcilar të martën kanë bërë përurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e infrastrukturës shkollore të shkollës "7 Marsi" në Kizhnarekë dhe renovimin e shkollës "Xheladin Gashi" në Komoran.
 

Mbahet Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-07-10

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar pikat e caktuara për rend dite. Mbledhjen e kryesoi kryesuesi i Kuvendit z. Naim Bazaj, ndërsa ishin të pranishëm kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe përfaqësues të OSBE-së.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-07-09

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 10.07.2015 (e premte) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
 

Komuna shtron iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas | 2015-07-09

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor, ka organizuar një iftar ku ishin të ftuar Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas në kryer me kryetarin e BIK-ut për Drenas, mulla Mehdi Kastratin, komandantin e Stacionit Policorë në Drenas, z. Driton Morina, përfaqësues të LMT-së në Drenas dhe përfaqësues të Kuvendit të Komunës.
 

Komuna e Drenasit e gatshme për fillimin e fushatës së korrje shirjes | 2015-07-08

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës së korrje shirjeve.
 

Fshati Llapushnik do behët me shkollë të re, Drenasi me renovim të shkollës së qytetit "Rasim Kiçina" | 2015-07-08

Komuna e Drenasit edhe këtë vit i ka kushtuar një rëndësie të veçantë projekteve në objektet shkollore dhe terreneve sportive për të përmirësuar kushtet e mësimit për nxënësit dhe për zhvillimin e aktiviteteve. Fillimisht kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë për ndërtimin e shkollës së mesme të ulët në fshatin Llapushnik, projekt i cili do të këtë vlerën e 1 milion eurove. 
 

Drenasi drejt finalizimit të Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave | 2015-07-02

Ka vazhduar takimi i Grupit Punues nga Komuna e Drenasit për të diskutuar fazën e dytë të hartimit për Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave. Ky takim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit me organizatën gjermane GIZ dhe pjesë e diskutimit për PKMM ishin përfaqësues nga Komuna, delegat nga Kuvendi i Komunës, nga kompania "Pastrimi", organizata jo-qeveritar CEDE dhe nga shoqëria civile, ndërsa pjesë e hartimit të këtij plani ishte edhe FLAG-u
 

120 shoqëri bletësh për bletarë të Drenasit | 2015-07-01

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit vazhdon me subvencionimin e fermerëve në sektorë të ndryshme të bujqësisë. Javën e kaluar kjo drejtori realizoi edhe projektin për mbështetjen e bletarëve të rijnë dhe atyre ekzistues.
 

Komuna e Drenasit zgjatë orarin e punës në sektorin e gjendjes civile (ofiqarisë) | 2015-07-01

Komuna e Drenasit më qëllim të ofrimit të shërbimeve më të shpejta për qytetarët tanë në sezonin e verës, përkatësisht për qytetarët të cilët kanë ardhur nga mërgata ka zgjatur orarin e punës deri në orën 18:00.
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit | 2015-06-24

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenti 36, 41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës së Drenasit (Gllogovcit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesusi i Kuvendit të Komunës për dt. 25.06.2015, duke filluar në ora 10.00 në sallen e Kuvendit të Komunës (ditë  e enjëte)

 

 

BE-ja financon projektin e teknologjisë informative në gjimnazin e qytetit | 2015-06-19

Drejtori i drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Sadik Tahiraj ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me përfaqësuesit e BE-së përmes projektit të IPA-së për realizmin e projektit "Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe mësimi elektronik në arsim".
 

Mbahet dëgjimi publik me qytetarë për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm | 2015-06-18

Është mbajtur dëgjimi i parë me publikun për planifikimin e buxhetit për vitin 2016. Këtë takim e hapi Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ndërsa merrnin pjesë përfaqësues të fshatrave, të lagjeve, drejtor të drejtorive komunale anëtar të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe shumë qytetarë.
 

Asgjësohen disa artikuj ushqimor, kërkohet nga qytetarët të njoftojnë organet përgjegjëse | 2015-06-16

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Inspektoratit, njofton gjithë qytetarët se në bazë Ligjit për Mbrojtën e Konsumatorit, ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore që nga fillimi i sezonit verorë dhe ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve, ndaj kërkon bashkëpunim me qytetarët për të lajmëruar Drejtorinë e Inspektoratithasin nëse hasin në produkte të tilla. 
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-06-15

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 40 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 19.06.2015 (e premte) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e KPF-së.
 

Kryetari Demaku dhe Shoqatat e dala nga lufta benë homazhe tek lapidari i dëshmorëve | 2015-06-14

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku më bashkëpunëtorë komunal dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 16 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Drenasit dhe Ditës së Dëshmorëve kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve.
 

Feniksi triumfon në finalen e Turnirit Tradicional Memorial "Rasim Kiqina" | 2015-06-14

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku, të dielën në turnirin e 14 Tradicional Memorial në futboll të vogël "Rasim Kiqina" është përmbyllur në Ditën e Çlirimit, pas 15 ditësh lojë të zhvilluara, ku Klubi i Futbollit "Feniks" fiton kupën kundër ekipit "DonaTerm".
 

KV "Drenasi" organizoi turnirin për nder të Ditës së Çlirimit | 2015-06-13

Klubi i Volejbollit "Drenasi" për të dytën herë ka organizuar turnirin për nder të Ditës së Çlirimit të Drenasit dhe Ditës së Dëshmorëve. Turniri është zhvilluar në Palestrën Sportive në Drenas dhe kanë marrë pjesë 4 klube të Volejbollit.
 

Të dielën mbyllet Turniri Memorial Tradicional "Rasim Kiçina" | 2015-06-13

Turniri Memorial Tradicional në futboll të vogël "Rasim Kiçina" 2015, do të përmbyllët me datë 14.06.2015 (e diele) duke filluar nga ora 12:00. Fillimisht kryetari i Komunës z.Nexhat Demaku me bashkëpunëtor do të bëjë homazhe tek lapidari i dëshmorëve përballë Komunës, duke filluar nga 10:00.
 

Mbledhja e KKSB-së | 2015-06-11

Në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja  e tretë e  KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi) për vitin 2015, në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, lidhur me zhvillimet në Komunën tonë. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR, LMT K9 dhe OSCE.
 

Shënohet 12 Qershori - Dita Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve" | 2015-06-11

Komuna e Drenasit, përkatësisht Njesiti për të Drejtat e Njeriut që është në kuadër të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, për nder të 12 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, mbajtën aktivitet me titullin “Të ndalojmë punën e rënd tek fëmijët”.
 

Komuna e Drenasit dhe ndërmarrja e Ferronikeli zotohen për mbështetje edhe në sezonin e ardhshëm për KF "Feronikeli" | 2015-06-11

Komuna e Drenasit së bashku me ndërmarrjen e Ferronikelit, kanë pritur sot në një takim përfaqësuesit e kryesisë së Klubit të Futbollit  "Feronikeli" dhe janë zotuar se mbështetja financiare do të jetë edhe më e madhe në të ardhmen dhe kanë uruar për titullin e fituar të Kampionit të Kosovës.
 

Takim me OJQ "Team Albania" | 2015-06-10

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Arsim Haxhiu dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, z. Ilir Shala pritën në takim përfaqësues të OJQ “Team Albania” nga Norvegjia dhe Koordinatorin Xhemail Bytyqi, me ç’rast biseduan rreth hapjes së një ordinance stomatologjike për persona me gjendje të rëndë ekonomike.
 

Drenasi kremton Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve | 2015-06-09

Komuna e Drenasit me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, fton gjithë qytetarët që të marrin pjesë në organizimet të cilat do të shënojnë këtë ditë të rëndësishme me 12.06.2015 (e premte) dhe 14.06.2015 (e diele)
 
 

Ftesë për pjesëmarrje në dëgjim buxhetor | 2015-06-05

Komuna e Drenasit më datën 18.06.2015, do ta organizoi takimin  me publikun në ndërtesën komunale, kati i dytë ( Salla e Kuvendit Komunal) prej orës  10:00.
 

DKA-ja ndanë mirënjohje për nxënësit me të mirë në garën "Kuizi i Diturisë" | 2015-06-05

Drejtoria Komunale e Arsimit ka zhvilluar garën e Kuizit të Diturisë në 29 shkolla të mesme të ulët në Komunën e Drenasit dhe pas kuizeve të mbajtura në shkolla, bashkësi dhe ato komunale janë shpërblyer tre vendet e para.
 

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-06-04

Është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, drejtor të Drejtorive Komunale, anëtar të asamblesë, përfaqësues të KFOR-it, të OSBE-së , media, përfaqësues të fshatrave dhe shoqëri civile.
 

Shënohet 1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve | 2015-06-01

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Administratës së Përgjithshme-Njesiti për të Drejtat e Njeriut, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Organizatën e Personave me Aftësi të Kufizuara "Handikos" dhe OJQ "O'MIK" për nderë të 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve, mbanë eveniment kulturor me fëmijët e Komunës sonë, me moton "JAM FËMIJË POR KAM TË DREJTA".
 
 

F T E S Ë | 2015-06-01

Mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku, ju drejtoj këtë: Ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit. Mbledhja e radhës është caktuar për dt. 09.06.2015, e marte, me fillim në orën 10:00, në Zyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme.

 



 

 

Tubim me publikun | 2015-06-01

Të martën, më datën 16.06.2015 duke filluar në orën 10:00.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe ftohen të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të Komunës të marrin pjesë në këtë Tubim publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.
 
 

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për ngrohtoren qendrore në qytetin e Drenasit | 2015-06-01

Kryetari i Komunës së Drenasit z.Nexhat Demaku ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndërmarrjes së Ferronikelit për realizimin e projektit në ngrohtoren qendrore të qytetit.
 

Kryetari Demaku benë homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina | 2015-05-30

Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të rëniës së Heorit të Kosovës, Rasim Kiçina dhe bashkëlufterarit të tij Ragip Halilaj, Kryetari i Komunës z.Nexhat Demaku me bashkëpunëtor komunal kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt.
 

Fillon turniri tradicional memorial në futboll të vogël "Rasim Kiçina" | 2015-05-30

Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina, zyrtarisht të shtunën ka filluar turniri tradicional i 14-ti në Palestrën e Sporteve. Hapjen solemne e bëri Drejtori i Drejtrorisë së Kulturës, Rinisë e Sportit z.Agron Dubovci.
 

Me rastin e 16 vjetorit të rënies së Heroit Rasim Kiçina dhe dëshmorit Ragip Halilaj, me 30 maj (e shtunë) do të behën homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Polac duke filluar nga ora 11:00 | 2015-05-29

Me rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kosovës Rasim Kiçina dhe dëshmorit Ragip Halilaj, me datë 30 maj ( e shtunë ), kryetari i Komunës z.Nexhat Demaku më bashkëpunëtor, me fillim nga ora 11:00 do të bëjë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Polac të Skenderajt.
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-05-29

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë: 04.06.2015 , duke filluar në ora 13.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( dite e enjte ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
 

Thirrje në gara për projektin "Kosovision Contest - Gara për Vizionin e Kosovës" | 2015-05-28

Në Kosovë, në shtatë vitet e fundit është zhvilluar një projekt me fëmijët e klasave të pesta të karakterit shtetëror Kosovision Contest – Gara për vizionin e Kosovës. Ky projekt është arsimor, ku fëmijët paraqiten për konkurrim me pano-hamer se si e shohin ata të ardhmen e Kosovës në katër fusha: Arsim, Infrastrukturë dhe Mjedis, Bashkëjetesë dhe Ekonomi. 
 
 

Kryetari Nexhat Demaku dhe gjithë të tjerët janë të pafajshëm | 2015-05-27

Komuna e Drenasit ndjen për obligim të reagoj ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për dënimin e kryetarit, Nexhat Demaku dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së. Komuna e Drenasit këto dënime i përcjell me indinjatën me të thellë ngase janë me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb. "Komuna e Drenasit dhe gjithë qytetarët shprehin pakënaqësinë tyre që nga fillimi i proceseve të dënimit ndaj familjes Demaku dhe gjithë të tjerëve të përfshirë në akuzat e pa asnjë bazë. Nëse kjo është drejtësi, kur për bazë merren dëshmitë e njerëzve të dirigjuar nga Beogradi para 1999-ës dhe pas 99-ës, konkludimi vie se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka dështuar dhe është venë në shërbim të Serbisë.  Këto gjykime të nisura nga drejtësia e ashtuquajtur EULEX janë me qëllime ballkanike, për të venë balancë midis gjykimeve me serbet për t'u munduar të peshojnë njëjtë luftën e serbeve në Kosovë dhe mbrojtësve të vendit, luftëtarëve trima të UÇK-së". 
 

Turniri Memorial Tradicional në futboll të vogël "Rasim Kiçina 2015" | 2015-05-26

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport me rastin e shënimit të 16-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina, për herë të 14-të organizon Turnirin Tradicional në futboll të vogël.
 

Mbahet takimi me banorë dhe bizneset e qendrës së Drenasit rreth riorganizimit për grumbullim të mbeturinave | 2015-05-26

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ/SMS dhe organizata CEDE kanë zhvilluar një takim me banorët e qendrës së qytetit dhe me bizneset afariste për riorganizimin e qendrës së qytetit për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave të kontejnerëve 1.1. 
 

Mbahet Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-05-26

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar pikat e caktuara për rend dite. Mbledhjen e kryesoi kryesuesi i Kuvendit z. Naim Bazaj, ndërsa ishin të pranishëm kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe përfaqësues të OSBE-së.
 

Drenasi pritet të behët me ngrohtore të qytetit | 2015-05-25

Në takimin e mbajtur me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Komunën e Drenasit u shqyrtuan hapat për realizimin konkret të projektit që do të realizohet përmes formës së partneritetit publiko-privat për ndërtimin e ngrohtores së qytetit të Komunës së Drenasit.
 

Aksioni "Ta pastrojmë Kosovën" u zhvillua edhe në Drenas, pastrohen 10 deponi të mbeturinave | 2015-05-22

Iniciativa "Ta pastrojmë Kosovën", në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë është zhvilluar edhe në Komunën e Drenasit, ku janë pastruar 10 deponi ilegale dhe këtij aksioni i janë përgjigjur dhjetëra kompani nga Drenasi, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, nxënës të shkollave dhe shumë qytetarë. Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku i shoqëruar me Ministrinë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z. Ferid Agani dhe drejtorin e ndërmarrjes së Ferronikelit z. Ioanis Moutafis, kanë qëndruar në deponin me të madhe në fshatin Arllat.
 

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2015-05-22

 Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 40 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 26.05.2015 (e martë) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e KPF-së.
 

F t e s ë | 2015-05-19

Bordi i Drejtorëve i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, në mbledhjen e mbajtur më 18.05.2015, pati temë diskutimi Qarkoren Buxhetore 2016/1 për Komunat, të lëshuar nga Ministria e Financave, dokument ky i cili zyrtarisht hap mundësitë e një planifikimi buxhetore për vitet 2016-2018.
 

Njoftim | 2015-05-19

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se me datë 22.05.2015 (e premte) do të zhvillohet aktiviteti "Ta pastrojmë Kosovën", ndaj ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që t'i përgjigjen këtij aksioni. 
 

Kryetari Demaku dhe Ministri Murati mobilizohen për pritjen e bashkëatdhetarëve nga diaspora | 2015-05-13

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti në takim Ministrin e Ministrisë së Diasporës, z. Valon Murati. Gjatë këtij takimi u diskutua çështje të ndryshme, me theks të veçantë për rritjen e angazhimit dhe mobilizimit që do ta kenë institucionet qendrore dhe ato lokale për pritjen e bashkëatdhetarëve nga diaspora.
 

Fillon renovimi i rrugëve në qendër të qytetit | 2015-05-13

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka filluar implementimin e projektit "Renovimi i rrugëve në Drenas", ku fillimisht në këtë projekt është bërë intervenimi në zonën urbane (qendër të qytetit) dhe ky projekt do të vazhdoj edhe në të gjitha rrugët në qendër dhe zgjerimin e tyre. 
 

Kryetari Demaku dhe Ministri Agani përurojnë fillimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit Drenica | 2015-05-12

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti në zyrën e tij Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Aganin i cili ka vizituar Komunën e Drenasit dhe së bashku vunë gurëthemelin e fillimit të punimeve të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica dhe mbrotja e tij”.
 
 

Përfaqësues të MAPL-së mbajnë takim në Drenas për monitorimin e Komunave | 2015-05-07

Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti Ligjor dhe Monitorim i Komunave dhe Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale, kanë realizuar  takim të përbashkët me përfaqësues të Komunës së Drenasit për të koordinuar aktivitetet për përmbushjen e detyrimeve ligjore në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet që dalin nga legjislacioni aktual.
 

Mbledhja e KKSB-së | 2015-05-05

Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja  e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, lidhur me zhvillimet në Komunën tonë. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR, LMT K9 dhe OSCE.
 

Gara komunale në peshkim | 2015-04-30

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka financuar projektin për gara komunale në peshkim të organizuar nga OJQ “Drenica”. Në këto gara morën pjesë 20 garues, 15 prej tyre senior ndërsa 5 pioner.
 

Grupi punues nga Drenasi zhvillon punëtori për hartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave | 2015-04-30

Në kuadër të bashkëpunimit të vazdhueshëm me organizatën gjermane GIZ, Grupi Punues nga Komuna e Drenasit, përfaqëues nga kompania "Pastrimi" dhe organizata jo-qeveritare CEDE kanë zhvilluar një punëtori në kuadër të projektit "Qëndrueshmeria e Shërbimeve Komunale" për të filluar hartimin e Planit Komunal për Menaxhimit të Mbeturinave.
 

Homazhe dhe tubim përkujtimor | 2015-04-30

Në Verboc të Drenasit u mbajt tubim përkujtimor kushtuar Komandantit Ilaz Kodra, 40 Dëshmorëve dhe 235 Martirëve të fshatrave Verboc, Shtuticë, Tërstenik, Polluzhë, Gllobar, Baks, Dashec dhe fshtrave përreth.
 

Prezantohet raporti financiar janar-mars 2015 | 2015-04-29

Në Komunën e Drenasit, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës me këtë rend dite:

1. Proces verbali i mbledhjes të dt.18.03.2015
2. Raporti financiar Janar-mars-2015
3. Propozim vendimi për përkrahjen materjale te lehonave – nënave në Komunën e Drenasit
4. Propozim vendim për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve të reja,dhe shqyrtimin e kerkesave të palëve  drejtuar Komisionit.
 

 

Vazhdon realizmin i projektit për rregullimin e varrezave në Komunën e Drenasit | 2015-04-28

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë është duke e realizuar projektin për rregullimin e varrezave në Komunën e Drenasit, ku deri më tani kanë përfunduar rregullimi i tyre në disa lokalitete.
 

Krosi komunal pranveror 2015 | 2015-04-27

Në krosin komunal pranveror  2015  i mbajtur me datën 24.04.2015, morën pjesë gjithsësejt  14 shkolla fillore dhe dy shkollat e mesme të komunës së Drenasit. Numri i përgjithshëm i atletëve ishte  250  të dy gjinive dhe të gjitha kategorive.
 

Njoftim | 2015-04-24

Njoftohen të gjitha gratë e Komunës së Drenasit, sidomos grupmosha 50-69 e grave që mund të bëjnë memografi,se më datën 08 deri më 26 Qershor 2015 mund të bëjnë memografi mobil falas. Të gjitha gratë e interesuara duhet të regjistrohen në qendren e mjeksisë familjare/shtëpitë e shëndetit përkatëse para ardhjes së kamionit/memografit mobil, në mënyrë që emri i tyre të jetë në listë.  
 

Takim me qytetarë dhe biznese | 2015-04-24

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me organizaten gjermane GIZ dhe OJQ "Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit", në kuadër të projektit për menaxhim të mbeturinave në Komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me qytetarë dhe biznese me temë: Riorganizimi i qendrës së qytetit me kontejnër 1.1m3 dhe sistemi i menaxhimit të mbeturinave në qytetin e Drenasit.
 
 

Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2015-04-23

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenti 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogovcit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores se punes të Kuvendit, Kryesusi i Kuvendit të Komunës për dt.29.04.2015 , duke filluar në ora 10.00 ne sallen e Kuvendit të Komunës  (dite  e merkure):

 

 

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me NewCo Ferronikeli dhe Rrjetin CSR mbollën fidanë për Ditën e Tokës | 2015-04-22

Komunën e Drenasit në bashkëpunim me NewCo Ferronikeli dhe të përkrahur edhe nga Rrjeti CSR,  shënuan sot Ditën e Tokës me mbjelljen e mbi 200 fidanëve në Drenas. Më konkretisht këto fidanë janë mbjellur në hapësirat e SH.F.M.U.“Halil Bajraktari,” në Drenas dhe në deponinë e Sukës.

 

 

F T E S Ë | 2015-04-20

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të merrin pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emërgjencë me 22.04.2015, duke filluar nga ora 10:00. Ky aktivitet do të organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
 

Manifestimi Letrar Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2015 | 2015-04-17

Në Drenas u mbajt Manifestimi Letrar i nëntëmbëdhjetë me radhë, Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2015, organizuar nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport.  
 

Homazhe te varrezat e familjes Muqolli dhe Elshani | 2015-04-17

Me rastin e 16-vjetorit të familjes Muqolli dhe Elshani në Poklek,  Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku me  përfaqësues tjerë komunalë të Drenasit dhe Këshilltarë të Kuvendit të Komunës,  qysh në orët e mëngjesit kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Muqolli dhe Elshani në Poklek.


 

 

Rivarrosën 21 mbetjet mortore të Çikatovës së Vjetër, të vrarë e zhdukur në vitin 1999 | 2015-04-17

Në varrezat e fshatit Çikatovë e Vjetër të Komunës së Drenasit janë rivarrosur 20 mbetje mortore, të martirëve të identifikuar në Rudnicë të Rashkës dhe mbetjet mortore të Rrahman Nika në varrezat e fshatit Gllanasellë. Merrnin pjesë, kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, presidentja znj. Atifete Jahjaga, kryetari i Parlamentit, z. Kadri Veseli, deputet të Kuvendit të Kosovës, familjar të viktimave dhe mijëra qytetarë nga Kosova.
 

Thirret Komiteti për Politik dhe Financa | 2015-04-15

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenti 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit,nenit 12 pika 12.2 dhë nenit 21 pika 21.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit për dt: 20.04.2015 (ditë e  hënë ) duke filluar në ora 11.00 në zyren e Drejtorit të Administratës:


 

 

F T E S Ë | 2015-04-15

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit e më gjerë, ju ftojmë që të merrni pjesë në manifestimin letrar  Sofra Poetike "Ymer Elshani" 2015. Manifestimi do të mbahet më datën 16 prill 2015 në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, me fillim në ora 11:00.
 

Zbulohet busti i Dëshmorit të Kombit - Gani Elshani | 2015-04-14

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor mori pjesë në kremtimin e ditës së shkollës me çrast u bë zbulimi i bustit të Dëshmorit të Kombit Gani Elshani në Krajkovë.
 

F t e s ë | 2015-04-10

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në rivarrimin e mbetjeve mortore të 21 viktimave të luftës, persona të zhdukur, të identifikuar nga mbetjet mortore të gjetura në Rudnicë të Rashkës si dhe përkujtimin e të gjithë të rënëve  në Çikatovë e Vjetër, më 17 prill 2015 në oborrin e shkollës "Dëshmorët e Drenicës".