Lajmet   Asfaltohen rrugët në fshatin Vërboc dhe Dobrashec

Asfaltohen rrugët në fshatin Vërboc dhe Dobrashec - 18 maj 2017

Përfunduan projektet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Vërboc, përkatësisht në lagjën Dobra dhe Tiku,  me gjatësi prej 710 m dhe gjërsi 4 m, dhe në fshatin Dobrashec, në lagjën Shehu me gjatësi prej 200 m dhe gjerësi prej 5 m, financuar nga Komuna e Drenasit.
 
Në vazhdën e punëve të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtori Idriz Hysenaj me bashkëpunëtorë, vizituan punimet në këto dy fshatra, me ç’rast banorët u shprehen shumë të kënaqur me punën e bërë në punimin e këtyre rrugëve. 
 

RSS

Sign in