Lajmet   Komuna e Drenasit ndan 19 laktofriza për fermer

Komuna e Drenasit ndan 19 laktofriza për fermer - 12 shtator 2017

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik të martën kanë ndarë 19 laktofriza për fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret e aplikimit. 
Me rastin e shpërndarjes së tyre, drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Abdullahu, ka uruar përfituesit e këtij subvencionimi nga Komuna e Drenasit dhe ka thënë se me marrjen e tyre shpresoi të ju lehtësohen punët si fermer, ndërsa ka shtuar se Drejtoria e Bujqësisë do të vazhdojë të përkrah fermerët në fusha të ndryshme përmes subvencionimit. Përfituesit e këtij subvencionimi, paraprakisht i janë nënshtruar kritereve të caktuara përmes shpalljes publike, pastaj komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik ka bërë përzgjedhjen e tyre. Vlera e një laktofrizi arrin afër 2000 euro.

RSS

Sign in