Lajmet   Kryetari Lladrovci viziton fermerin Ramadan Bytyqi i cili ka të mbjellura 150 ha me kultura bujqësor

Kryetari Lladrovci viziton fermerin Ramadan Bytyqi i cili ka të mbjellura 150 ha me kultura bujqësore - 14 korrik 2017

Më rastin e fillimit të fushatës së korrje shirjes, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar tokat bujqësore të njërit prej fermerëve me të suksesshëm në Drenas, Ramadan Bytyqi.
Lladrovci ka përgëzuar fermerin Bytyqi i cili punon të gjithë tokën bujqësore me kultura të ndryshme dhe u benë thirrje të gjithë fermerëve që të merret shembull rasti i tij që asnjë pjesë të tokës nuk e ka të pa punuar. Fermeri Ramadan Bytyqi ka mbi 150 hektarë të mbjellura me kulturë bujqësore, 95 ha më grurë, 10 ha me elb dhe 40 ha me misër.  

RSS

Sign in