Lajmet   Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi - 16 maj 2017

Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ne Komunën e Drenasit ku kanë diskutuar për çështje të cilat janë në interes të qytetarëve të Drenasit.
Të pranishëm ne këtë takim ishin, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, anëtarët e KKSB-së, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, KFOR-it, OSBE-së dhe të UNMIK-ut. Mbledhjen e ka kryesuar, kryetari Lladrovci, ndërsa për diskutim kishin njoftimin për projektin e trajtimit të qenëve endacak, ushtrimin fushor të FSK-së dhe mbajtja e konferencave dhe çështje të ndryshme.  Pas miratimit të proces verbalit të mbledhjes së kaluar të KKSB-së, drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, tha se Komuna ka kontraktuar operatorin ekonomik, "Veterina" nga Drenasi e përfaqësuar nga Sefedin Heta dhe sipas paramasës të caktuar në kontratë deri më tani janë trajtuar (vaksionuar) 174 qenë endacak. Krapi ka njoftuar se shërbimi është kryer në lokacionet në qendër të qytetit, pra në shesh, tek rruga kryesore Drenas-Skenderaj, Komoran, Drenasin I dhe II, Gllanasellë, Tërstenik, Poklek, Çikatovë e Re dhe e Vjetër, ndërsa e gjithë puna është menaxhuar si projekt nga komisioni mbikqyrës. Në pikën e tretë të rendit të ditës, për ushtirmin e FSK-së dhe mbajtja e konferencave, gjithashtu të pranishmit u informuan rreth konferences që është mbajtur më datën 24.04.2017 dhe konferencave të cilat do të mbahen në Drenas me datën 24.05.2017 dhe me datën 14.06.2017, ku do të marrin pjesë; Drejtroria e Shërbimeve Pubkike dhe Emergjencë, përfaqësuesit e Agjencioneve Civile në kuader të Komunës, Agjencionit për Menaxhinin e Emergjencave, Policia e Kosovës, zjarrëfikësit, Kryqi i Kuq dhe QKMF-ja. Ndërsa ushtrimi fushor i FSK-së, do të mbahet me datën 27, 28 dhe 29.06.2017 në Drenas. 

RSS

Sign in