Lajmet   Parkingu i qytetit i dorëzohet në menaxhim shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së

Parkingu i qytetit i dorëzohet në menaxhim shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së - 09 janar 2018

Pas miratimit të vendimit nga ana e Kuvednit të Komunës për shfytëzimin e përkohëshëm të parkingut të qytetit dhe pas marrëveshjes së nënshkruar nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, edhe zyrtarisht, sot i është dorëzuar kjo pjesë për shfrytëzimin e veturave që do ta menaxhojn shoqatat e dala nga lufta. 
 
 
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, sot i ka dorëzuar këtë pjesë shoqatave e cila do të menaxhoj me të hyrat e krijuara në këtë hapsësirë publike. 

RSS

Sign in