Lajmet   Thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës

Thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës - 18 maj 2017

Në bazë të nenit 44 pika 44.1  të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenti 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës se Drenasit ,si dhe në bazë të kërkeses së Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci me nr.01-400-27069  të datës 17.05.2017, Kryesusi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, për datën 23.05.2017 ( e martë),  duke filluar në ora 10:00 ne sallen e Kuvendit të Komunës  therrët mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.
 Kuvendi i Komunës do të zhvillojë punimet me këtë rend dite:
 
1. Shqyrtimi i Propozimi Vendimit për Aprovimin e Rishikimit të Buxhetit të Komunës për vitin 2017
2. Shqyrtimi i Propozim Vendimit për Rialokimin e mjetëve në kategorinë ekonomike të shpenzimeve, mallra dhe shërbime (fondi burimor 10)
3. Shqyrtimi i Propozim Vendimit për Ridestinimin e mjeteve financiare nga mbetjet e projekteve kapitale 
4. Shqyrtimi i Propozim Vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave në emër të Komunës dhe të sipërmarrjes për mirëmbajtjen e pyjeve “Koritnik”e të cilave janë në territorin e Komunës së Drenasit
5. Shqyrtimi i Propozim Vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm dhe fillimin e procedurës për shpronësimin e pjesëve të ngastrave kadastrale ne zonën kadastrale Drenas,Shtrubullovë dhe Çikatovë e Re.
 

RSS

Sign in