M-VLASHI.jpg
                          
                             Menduh Vlashi
Nënkryetarë i Komunës së Hanit të Elezit

I lindur më 23 prill 1958 në fshatin Kotlinë të Kaçanikut,  i martuar dhe baba i 4 fëmijëve, me banim të përhershëm në Han të Elezit.

            Shkollën fillore tetëklasëshe  e vijoi  ne fshatin e lindjes në Kotlinë Sh.f. “Naim Frashëri”, dhe të mbaruar në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Han të Elezit. Shkollën e mesme Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, shkollimin e lartë Akademinë pedagogjike Drejtimi Biologji-Kimi në Shkup.

            Nga 01.09.1979-1993 i punësuar për herë të parë në shkollën fillore  “Ilaz Thaçi” (ish “Tefik Çanga”) në Han të Elezit si arsimtar i lëndës së kimisë.        

 Më 01.09.1993 i emëruar Drejtor i kësaj shkolle deri më 11.10.2005,

Në vitin 2005 i emëruar zv. Kryetar i PNJK-së në Han të Elezit.

          Me zgjedhjet e vitit 2009 i zgjedhur Kryesues i Kuvendit të komunës të cilën detyrë e ka kryer deri në dhjetor të vitit 2013.

          Në dhjetor të vitit 2013 pas zgjedhjeve lokale i emëruar nënkryetarë i komunës.