Lajmet   Njoftimet   Komuna e Hanit të Elezit me 9403 banorë

Komuna e Hanit të Elezit me 9403 banorë - 22 shtator 2012

r1.JPG
Hani i Elezit 22.09.2012

   Regjistrimi i popullsisë ,ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë është realizuar në prill të vitit 2011. Regjistrimi është realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) , në bashkëpunim me komisionet komunale të regjistrimit (KKR) që ishin krijuar nëpër komunat e Kosovës nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendrorë të Regjistrimit.Ky regjistrim është realizuar bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian të Statistikave (KES),për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare të miratuara  nga Parlamenti Evropian në vitin 2008.

   Në dokumentin ,, Regjistrimi i Popullsisë , Ekonomive Familjare dhe Banesave  në Kosovë”- Rezultatet Përfundimtare ‘’të cilin dje  e ka publikuar Enti i Statistikave të Kosovës  janë të përfshira rezultatet e regjistrimit nga 34 komunat e Kosovës .

 

Sipas  këtij raporti -Numri i banoreve  në Komunën e Hanit të Elezit është 9403

  Nga ky numër , banorë të moshës prej  0-9 vite janë 1845, prej  10-19 vite janë 1833, prej 20-29 vite janë 1585, prej 30-39  janë 1404  prej 40-49 janë 1212, prej  50-59 janë 759, prej  60-69 janë 461, prej  70-79 janë 230 dhe  mbi 80 vite  janë 74 banorë të komunës së Hanit të Elezit

- Sipas strukturë gjinore  4836 banorë të komunës së Hanit të Elezit janë të gjinisë mashkullore  ndërsa  4567 janë të gjinisë femrore.

 

-Nga numri i përgjithshëm ,  9398 banorë të komunës së Hanit të Elezit sipas religjionit jane deklaruar të besimit  Islam 

 Nga numri i përgjithshëm , 9396 prej tyre janë deklaruar se e përdorin gjuhen shqipe si gjuhë amëtare.

   9307 banore kanë shtetësi të  Kosovës  , 1 është shtetas i Serbisë , 1 shtetas i Shqipërisë , 33 shtetas nga Maqedonia dhe 58 banore kanë shtetësi nga vendet e tjera .

 Në sistemin e arsimit  janë ;1681 banorë  të komunës se Hanit te Elezit  janë nxënës të shkollës fillore dhe të mesme te ulët , 517 janë nxënës të shkollave të mesme ,241  në kolegje dhe universitete ndërsa  20 në studime postdiplomike dhe 1 në doktoraturë.

   Nga numri i përgjithshëm i banorëve 2495 konsiderohen popullsi ekonomikisht aktive ,1169 janë deklaruar të punësuar,462 të papunë por që kanë punuar më parë dhe 852 të papunë dhe që nuk kanë punuar më parë.

 Komuna e Hanit të Elezit ka 1452  bashkësi familjare , prej të cilave 194 familje janë deklaruar se kanë mbi 10 anëtare,  ndërsa numri më i madhë i familjeve në Komunën e Hanit të Elezit , gjithsej 325 kanë nga 5 anëtarë.

  2073 banorë të gjinisë mashkullore   dhe 2077 të  gjinisë femëror  janë deklaruar  të kurorëzuar ndërsa

 127 banorë  prej të cilëve 64 meshkuj dhe 63 femra janë deklaruar se janë partnere pa kurorë.

  Qytetarët e komunës së Hanit të Elezit jetojnë në 1452 objekte të banimit , prej të cilave 1422 në pronësi të tyre, 20 me qira dhe 10 në forma tjera të shfrytëzimit.

Numri më i madhe i shtëpive të banimit në Komunën e Hanit të Elezit gjithsej 531 janë ndërtuar nga viti 2000-2009.

  750 familje të Komunës së Hanit të Elezit ,pra ç’do e dyta familje,  posedojnë kompjuter,dhe kanë 1349 telefona celularë.

Këto janë vetëm disa nga të dhënat  për Komunën e Hanit të Elezit të marra nga  raporti ,,Rezultatet përfundimtare” të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

                                                                   Zyra për informim

 

 

 

RSS

Sign in