Mirësevini në Istog


Faqja e Istogut do te jetë faqja, në të cilën qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjerë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë!


 

 
Fillimi
Komuna
Shërbimet
Qyteti
Lajmet
Projektet
Shpalljet
Prokurimi
Turizmi
Fatura mbi Tatimin në Pronë



Te drejtat gjuhësore në Kosovë: Zyra e Komisionerit për Gjuhë


 Udhëzues për përdorimin e gjuhëve

Njoftimet per mbledhjet e kuvendit

Lajme

Njoftim
27 shtator 2017
 

Njoftohen të gjithë fermerët e komunës së Istogut se më datë 28.09.2017 duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 12:00  në sallën e Kuvendit  në katin  e  dytë do të organizohet trajnim nga Ministria e Bujqësisë  në bashkëpunim më Komunën e Istogut me temën “ Përgatitja e bletëve për dimërim”  nga Msc.Zymber Bajraktari.

më shumë...

Debat publik
27 shtator 2017
Bazuar në Ligjin Nr.03/L-230 për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, neni 9, Komuna e Istogut në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, organizojnë:

 

                                                            Debat publik

 

 Për, Draft Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor Komunal të Istogut.

 

Njoftohet publiku i interesuar se më 10.10.2017 në ora 11.00 në sallën e Kuvendit Komunal të Istogut, kati i tretë,  do të organizohet debat publik nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Në Drejtoratin për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit të Komunës së Istogut mund të keni qasje dhe të merrni kopjen e draft Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor Komunal të Istogut.    

 

 

 

më shumë...

Shënohet “ Dita e Mollës “
26 shtator 2017
 







Është bërë tashmë tradicionale shënimi i “Ditës së Mollës” në Kovragë mirëpo sivjet nuk ishte sikurse viteve tjera. Shkak ishe mungesa e rendimentit të mollës si pasojë e ngricave të vonshme pranverore. Me këtë rast kryetari Haki Rugova tha se Dita e Mollës sivjet është pak më specifike duke ditur se sivjet pemishtet nuk kanë pasur  produkte për shkak të ngricave në pranverën e hershme. Ai u shpreh se është i gatshëm se çdo herë do tu ofroj ndihmë dhe përkrahje fermerëve. Dëmet e shkaktuar sivjet në  pemëtari tejkalojnë shumën prej 2 milion eurove. Komuna e Istogut ka kërkuar mbështetje edhe nga Ministria e Bujqësisë për kompensim e dëmeve por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga kjo ministri. 

më shumë...

Miratohet Draft Buxheti Komunal për vitin 2018-2020
22 shtator 2017
 








Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e 50-të  e rregullt e legjislacionit të pestë të Kuvendit Komunal
. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtaret e asamblesë komunale.

 Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2018-2020 dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores për përdorimin e pijeve alkoolike në lokalet  publike ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit të cilat pika u miratuan nga anëtarët e pranishëm të asamblesë komunale.

 

më shumë...

Është mbajtur dëgjim publik me qytetar për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020
21 shtator 2017









Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit  Hazbi Bajra është mbajtur dëgjim publik i kuvendit me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet
2018-2020. më shumë...

 





 


riatdhesimi.jpg

Qasja-ne-dokumentet-publike-(1).jpg.aspx
 

Statuti i Komunës



PLVM-Istog

 

Kontakt telefoni

Kontakto Komunën:
  tel:038/ 200 43 814
        038/200 43 881

    Kontakto komun�n