Kuvendi Komunal

 

                        
                                      Neni 32

-Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues dhe vendimmarrës i  

 Komunës i cili ushtron funksionet e pushtetit lokal të përcaktuara me ligj dhe  

 Statut.

-Kuvendin e Komunës e përbëjnë 27  Këshilltarë.

-Kuvendi zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në pajtim me dispozitat e Ligjit  

 mbi Zgjedhjet Lokale.

-Mandati i anëtarëve të Kuvendit është 4/katër/vjet.

-Kuvendi i Komunës miraton Statutin dhe ndryshon atë nëse konsideron se një  

 gjë e tillë është e nevojshme.

-Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Statutit miratohet me më shumë se  

 2/3 e votave të anëtarëve të Kuvendit.

-Kuvendi i Komunës miraton Rregulloren e punës së Kuvendit dhe të njëjtën  

 mund ta ndryshojë sipas nevojës.

-Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Rregullores së punës së Kuvendit  

 merret nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

  
       Kompetencat jo deleguese të Kuvendit të Komunës

 

-Kompetencat të cilat Kuvendi i Komunës nuk mund t’i delegojë në organe të  

 tjera janë:

-Miratimin e Statutit dhe Rregulloren e punës, rregulloret tjera komunale,  

 miratimin, ndryshimin  dhe shfuqizimin e tyre,

-Miratimin e buxhetit dhe planeve investuese,

-Miratimin e çështjeve tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për Kuvendin  

 sipas Statutit dhe rregullores së punës,

-Planin vjetor dhe raportin vjetor,

-Themelimin e Komisioneve të kërkuara sipas Ligji për Vetëqeverisjen Lokale,

-Niveli i tarifave dhe ngarkesave,

-Krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të  

 Komunës, në pajtim me Ligjin në fuqi,

-Emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike,

-Arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale,

-Marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të  

 Komunave të Republikës së Kosovës  dhe,

-Përgjegjësive të tjera që kërkohen me Ligj.