Qasja ne Dokumentet Publike

Kërkesat për Qasje në Dokumentet Publike
 
Para së të bëni një kërkesë për Qasje në Dokumentet Publike, ju lusim që së pari të  verifikoni se a gjendet dokumenti i kërkuar nga ju në këtë ueb-faqe zyrtare. Në qoftë se dokumentin që ju e keni kërkuar nuk është në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Istogut,  atëherë kërkesën mund ta adresoni tek Zyrtarja e autorizuar për procedimin e kërkesave të kësaj natyre, znj. Gjevahire Ibrahimaj ose tek Zyra e Informimit, respektivisht përgjegjësja e kësaj zyreje, znj. Jeta Balaj
tel/038/200 43 854
     
038/200 43 881

Informatë rreth kërkesave;
·         Kërkesa juaj mund të jetë e shkruar ose verbale.
Kërkesat e tilla mund të bëhen edhe përmes adresës elektronike.
Me qëllim që kërkesa e juaj  të shqyrtohet, e njëjta duhet të përmbajë detajet si në vazhdim:
Çfarë dokumenti dëshironi ta keni/shikoni (ju lutem saktësoni sa më tepër detaje);
·          Ofroni të dhënat tuaja si: Emri dhe mbiemri, adresa postare ose elektronike më qëllim qe të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj.
 Sipas Ligjit për  Qasje në Dokumentet Publike, ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.
Zyra për Informim  dhe zyrtari/ja përgjegjës/e për qasje në dokumentet publike, do të ju kthej përgjigje brenda 7 ditëve, ashtu siç parashihet me Ligjin për  Qasje në Dokumentet Publike . Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës, ju do të informoheni  për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshëm të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në Ligjin e përmendur më lart.
Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokumentin që ju keni kërkuar, Komuna do të  ju jep informata rreth arsyes së refuzimit të kërkesës tuaj.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike
....kliko këtu

Si  t’i qaseni dokumenteve publike në komunën tuaj....kliko këtu 

Bashkangjitur gjeni formularët e nevojshëm për qasje në dokumente  publike:
  • FORMULARI PËR QASJE NË DUKUMENTE PUBLIKE........kliko këtu  

  • FORMULARI PËR REGJISTRIMIN E KËRKESËS PËR QASJE NË DOKUMENTE ZYRTARE (QDP).....kliko këtu  
  • INFORMIMI I KËRKUESIT  PËR MARRJEN E DOKUMENTIT TË BËRË PUBLIK......kliko këtu 
  • KËRKESË PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE ....kliko këtu 
  • NJOFTIM PËR PËRCJELLJEN E KËRKESËS MBI QASJEN NË DOKUMENTE PUBLIKE TE INSTITUCIONI TJETËR........kliko këtu 
  • VENDIMI MBI REFUZIMIN E QASJES NË DOKUMENTE PUBLIKE.....kliko këtu 
  • VENDIMI PËR INFORMATA SHTESË RRETH KËRKESËS MBI QASJEN NË DOKUMENTE PUBLIKE.......kliko këtu 
  • VENDIMI PËR LEJIMIN E QASJES NË DOKUMENTE PUBLIKE.......kliko këtu 
  • VENDIMI PËR LEJIMIN E QASJES SË PJESSHME NË DOKUMENTE PUBLIKE........kliko këtu 
  • VËRTETIMI PËR PRANIMIN E KËRKESËS PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE ME EMAIL......kliko këtu 
  • VËRTETIMI PËR PRANIMIN E KËRKESËS PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE ME SHKRIM.......kliko këtu 

Ju lutem shkarkoni formularin më poshtë, plotësoni atë dhe dorëzojeni  të sporteli i Zyrës Pritëse numër 100


Bashkangjitur gjeni raportet gjashtë mujore dhe vjetore
lidhur me kërkesat për qasje në dokumente publike