Lajmet

Miratohet Draft Buxheti Komunal për vitin 2018-2020 | 2017-09-22

 








Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e 50-të  e rregullt e legjislacionit të pestë të Kuvendit Komunal
. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtaret e asamblesë komunale.

 Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2018-2020 dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores për përdorimin e pijeve alkoolike në lokalet  publike ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit të cilat pika u miratuan nga anëtarët e pranishëm të asamblesë komunale.

 

 

Është mbajtur dëgjim publik me qytetar për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 | 2017-09-21










Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit  Hazbi Bajra është mbajtur dëgjim publik i kuvendit me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet
2018-2020.
 

Komuna e Istogut përfituese e projektit “ ReLOaD” | 2017-09-19


 









Kryetari i komunës Haki Rugova ka nënshkruar sot memorandumin e  mirëkuptimit për realizimin e programi rajonal për demokracinë lokale në ballkanin perëndimor (ReLOaD) i cili financohet  nga Bashkimi Evropian-BE dhe zbatohet nga programi për zhvillimin e  Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.

 

Obaveštenje za Javni skup | 2017-09-15

 Obaveštavaju se svi  građani Istočke opštine i civilno društvo da će se dana 21.09.2017. (četvrtak)  u 11:00  časova u Sali Skupštine Opštine u Istok, na III sprat organizovati: Javna rasprava sa građanima za Nacrt Opštinskog Budžeta za 2018-2020.

Na ovoj raspravi građani će se  upznati sa Nacrtom Opštinskog  Budžeta za 2018-2020. Kao i sa planom kapitalnih projekata za isti period.

 

Njoftim për dëgjim publik me qytetar | 2017-09-15

 Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më: 21.09.2017 e enjte, duke filluar në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, Kuvendi i Komunës me anëtaret e Kuvendit do të organizojë dëgjimin publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020

Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 si dhe do të njoftohen me planin e projekteve kapitale për periudhën e cekur.

 

Njoftim | 2017-08-31

 Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut, se është në fazën e  hartimit Plani Zhvillimor Komunal, si parakusht është e domosdoshme sipas ligjit në fuqi edhe hartimi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor VSM i cili është hartuar nga një kompani e përzgjedhur  nga komuna e Istogut që e paraqesim si draft për diskutim ku secili nga ju mund të jepni, vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandime e juaja. Vërejtjet dhe sugjerimet e juaja mund ti përcjellni tek Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit përkatësisht tek sektori i Mjedisit tek zyra Nr. 118. Drafti

 

Pjesa lindore e Istogut, shpejt me ujësjellës të ri | 2017-08-29

 
 








Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë në korrik të vitit 2012 për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit soft loan, komunës së Istogut i është aprovuar marrja e kredisë së butë për realizmin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në pjesën lindore në vlerë prej
5,094.247,70euro.

 

Në katër vjetorin e vdekjes përkujtohet Qazim Loxha | 2017-08-29

 









Kryetari Haki Rugova me bashkëpunëtor, miq dhe familjarë përkujtuan sot në katër vjetorin e vdekjes  Qazim Loxhën, ish drejtorin e drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Istogut. Me këtë rast u bënë homazhe dhe vendosje e kurora lulesh tek varri i të ndjerit në varrezat e fshatit Baicë. 

 

Komuna e Istogut, me pajisje të reja për matje gjeodezike | 2017-08-28

 







Komuna e Istogut nga sot është pajisur edhe me dy instrumente të reja GNSS (GPS) për matje gjeodezike, kadastrale që do të punojnë me sistemin KOPS. Ky projekt është financuar nga komuna e Istogut në vlerë prej 11,480 euro. 

 

Është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 | 2017-08-28

 









Kryesuar nga kryetari i komunës Haki Rugova është  mbajtur  sot dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet
2018-2020.Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur me Draft Buxheti Komunal për vitet 2018-2020 si dhe me planin e projekteve kapitale për  këtë periudhë, për të cilat raportoi Osman Sadikaj- zyrtar kryesor financiar.

Kryetari Haki Rugova ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në debat dhe shprehu gatishmërinë e tij që secilën nga këto kërkesa do të mundohet që ti plotësojë me mundësitë buxhetore që janë.

Qytetarët e pranishëm kishin kërkesa kryesisht që kishin të bënin me infrastrukturë që përfshinte rrugët lokale, kanalizimin dhe ujësjellësin. 

 
Duke paraqitur rezultatet 1-10 (of 1371)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in