Lajmet

"Jeto,pa tym toksik,elimino deponitë e egra të mbeturinave” | 2013-03-27










Kryesuar nga  z.Enver Boletini,Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) ka mbajtur sot takim me temën: “Jeto,pa tym toksik,elimino deponitë  e egra të mbeturinave”,takim ky që kishte për qellim eliminimin e mbeturinave në deponin e fshatit Tuqep.

 

 

Komiteti për Komunitete debatoj rreth vizitës në dy nënzyrat, Osojan dhe Cerkolez | 2013-03-22

Komiteti për Komunitete (KK) ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka kryesuar z. Fazli Stollaj.

Bazuar në konkluzionet e Mbledhjes së rregullt të Komitetit për Komunitete të datës 22.02.2013, për të vizituar nënzyrat lokale për komunitete dhe kthim në Osojan dhe Cerkolez, kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i Komitetit për Komunitete, të shoqëruar nga shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, koordinatori për Kthim në këtë zyrë, përfaqësues të UNMIK-ut, OSCE-së dhe KAADit, me datën 12.03.2013 realizuan vizita në nënzyrat komunale në Osojan dhe Cerkolez ku nga udhëheqësit e këtyre zyrave u njoftuan edhe për sfidat ne të cilat ata hasin gjatë punës së tyre.

 

Katërmbëdhjetë vjet nga Masakra e familjeve Imeraj në Padalishtë | 2013-03-26









Sot, me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të masakrës së kryer nga forcat paramilitare serbe ndaj familjeve Imeraj në fshatin Padalishtë, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh mbi varret e tyre duke
përkujtuar kështu 19 viktimat e familjeve Imeraj, të cilët në mënyrë barbare u pushkatuan më 26 Mars të vitit 1998.

Kryetari z.Haki Rugova me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule mbi varrin e viktimave të familjeve Imeraj dhe tek lapidari i Dëshmorit të Kombit, Mustafë Qorraj.

 

 


 

Mbahet mbledhja e 44-të e Kuvendit Komunal | 2013-03-26

Mbahet mbledhja e 44- e rregullt të Legjislacionit të IV-të të Kuvendit të Komunës. Mbledhja do të mbahet me 29.03.2013, e premte, në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, duke filluar me punë në ora 10:00.


 

KPF mbajti mbledhjen e radhës | 2013-03-26











Kryesuar nga z.Demë Çeta u mbajt  mbledhja e rregullt mujore e Komitetit për Politikë dhe Financa(KPF), në të cilin ishte i pranishëm Kryetari i Komunës z. Haki Rugova si dhe  Nënkryetari i Komunës z.Agim Ademaj.


 

Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) | 2013-03-22

Më 25.03.2013, e hene, në ora 11:00, në Zyrën e Kryetarit do të mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).


 

Tryezë me temën “Paqëbërja dhe Paqëruajtja” | 2013-03-22


Në organizimin e OJQ”ABA”dhe Komunës,përkrahur nga UNDP-ja u mbajt tryezë e parë me temën “Paqëbërja dhe Paqëruajtja”.

Kjo tryezë u mbajt me grupin e të rinjeve,të cilët kontribuan me rekomandimet  e tyre lidhur me projektin në fjalë.

Ky projekt do të vazhdojë me diskutim edhe me grupin e burrave dhe të grave.

 

 

 


 

Takim vjetor me bizneset e diasporës,”Së bashku ta zhvillojmë Kosovën” | 2013-03-22









Ministria e Diasporës është duke e mbajtur takimin vjetor me bizneset e diasporës në Kosovë. Takimi, që mëton të jetë tradicional, është mbajtur  në komunën e Istogut, në kompleksin turistik “Trofta”,  në praninë  e më shumë se 100 biznesmenëve që kanë investuar kapitalin e tyre në Kosovë
.

Në fillim të këtij takimi, kryetari i komunës së Istogut, z.Haki Rugova, si nikoqir, i falënderoi të pranishmit. Ai tha se ndihet mirë që ky takim për herë të parë po mbahet në Istog,  aq më tepër në kompleksin “Trofta”, si shembull i mirë i privatizimit në Kosovë, në të cilin ka investuar mërgimtari ynë, Ismajli Bytyqi, nga Belgjika.


 

Istogu humbi njeriun e vyeshem të arsimit | 2013-03-21











Ne një ceromoni mortore ju dha lamtumira e fundit drejtorit të shkollës fillore “Martin Camaj” në Gurakoc  Naser Osmanaj.

Naser Osmanaj ishte punëtorë shumëvjeçar i arsimit, drejtor i shkollës për shumë vite me radhë dhe aktivistit i shquar i çështjes kombëtare
 

Kryetari Rugova ka pritur në takim pune nën kolonelin Robert Klinar | 2013-03-20









Kryetari i komunës z. Haki Rugova, ka pritur në një takim pune nën kolonelin Robert Klinar me bashkëpunëtor me të cilin është biseduar rreth gjendjes aktuale të sigurisë në komunë si dhe për aktivitetet që e preokupojnë komunën.


 
Duke paraqitur rezultatet 191-200 (of 764)
 |<  <  16 - 17 - 18 - 19 - 20 - 21 - 22 - 23 - 24 - 25  >  >| 

RSS

Sign in