Lajmet   Është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020

Është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 - 28 gusht 2017

 









Kryesuar nga kryetari i komunës Haki Rugova është  mbajtur  sot dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet
2018-2020.Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur me Draft Buxheti Komunal për vitet 2018-2020 si dhe me planin e projekteve kapitale për  këtë periudhë, për të cilat raportoi Osman Sadikaj- zyrtar kryesor financiar.

Kryetari Haki Rugova ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në debat dhe shprehu gatishmërinë e tij që secilën nga këto kërkesa do të mundohet që ti plotësojë me mundësitë buxhetore që janë.

Qytetarët e pranishëm kishin kërkesa kryesisht që kishin të bënin me infrastrukturë që përfshinte rrugët lokale, kanalizimin dhe ujësjellësin. 

 

RSS

Sign in