Lajmet   Janë publikuar rezultatet e testit të maturës

Janë publikuar rezultatet e testit të maturës - 16 qershor 2010

Siç bën të ditur Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës në Istog, tashmë maturantët kanë marrë rezultatin e testit të maturës i cili u mbajt më 6 qershor.
Në shkollën e mesme, Gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog, nga gjithsej 295 maturant sa ju nënshtruan këtij testi, 245  (83.05 %) prej tyre kanë kaluar atë me sukses ndërsa 50 (16.95 %) prej tyre nuk arritën pragun e kalueshmërisë.

Në SH.M.T. “Mithat Frashëri” nga 225 maturant që u testuan, 152  (67.55 %) kanë kaluar dhe 73 (32,44 %) mbesin për ta përsëritur testin.
Paralelja e ndarë “Rudina” në Burgun e Dubravës  po ashtu kishte 9 maturant nga të cilët testin e kaluan 3  (33.33 %) dhe 6 66.66 %) prej tyre mbeten për ta provuar fatin në afatin vijues.

Në total, nga 529 maturant, 400 (75.61%) kanë kaluar testin, ndërsa 79 (33.76 %) mbetet të ri-testohen në afatin tjetër që do të mbahet në muajin Gusht

Marrë në përgjithësi, testi ishte  shumë i suksesshëm, deklaroj Drejtori i Drejtorisë  së Arsimit dhe Kulturës z. Agim Haxhiu.

Të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë ti shohin rezultatet e testit, ata këtë mund ta bëjnë në periudhën e ankesave e cila zgjatë 5 ditë nga dita e shpalljes së rezultateve.




RSS

Sign in