Lajmet   Kampionet e hendbollit të kadetëve vizituan komunën e Istogut

Kampionet e hendbollit të kadetëve vizituan komunën e Istogut - 05 maj 2017

 









Nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj priti në takim klubin e hendbollistëve  të Istogut të cilat janë shpallur kampione të  Kosovës të edicionit 2016-2017 në ligën e kadetëve.
Duke i uruar për fitimin e kupës nënkryetari Lulzim Blakaj ju ofroj përkrahje edhe mbështetje nga komuna edhe në të ardhmen.
 Ne si komunë kemi qenë të gatshëm dhe vazhdojmë të jemi të gatshëm të ju përkrahim dhe të ju dalim në ndihmë brenda mundësive tona. Ju jeni shembull dhe motiv për gjeneratat e reja të komunës së Istogut dhe më gjerë tha nënkryetari Lulzim Blakaj.

Ndërkaq Faruk Shala, trajner i klubit të hendbollit për femra falënderoj komunën e Istogut për përkrahjen që ju është dhënë gjatë këtij edicioni si dhe kërkoj përkrahjen e komunës edhe në të ardhmen për arsye se klubi do të jetë pjesë e garave ndërkombëtare gjatë edicioneve të ardhshme.

Klubi i kadetëve të hendbollit të komunës së Istogut është shpallur kampione e Kosovës e edicionit 2016-2017 në kategorinë U-17 ,në ligën e kadetëve. 


RSS

Sign in