Lajmet   Kuvendi Komunal mbajti mbledhjen e radhës

Kuvendi Komunal mbajti mbledhjen e radhës - 01 shkurt 2012

Është mbajtur mbledhja e 28-të e rregullt e Kuvendit Komunal ku u diskutuan pikat  e parapara me Rend Dite, si:


-Njoftim me dëmet e shkaktuara nga stuhia e erës;

-Marrja e vendimit për shpërndarjen e mjeteve e bartura nga viti 2011 në vitin 2012;

-Rritja e planit të të hyrave vetanake për vitin 2012;

-Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për Përdorimin e Automjeteve Zyrtare;

-Marrja e Vendimit për shfuqizimin e Rregullores për Dhënien e Lejes së Punës Subjekteve Afariste në Komunën e Istogut dhe

-Marrja e Vendimit për shfuqizimin e Rregullores mbi  Kompensimin e Udhëtimeve Zyrtare dhe Mëditjeve

-

Kryetari Haki Rugova ka njoftuar anëtarët e Kuvendit  për fatkeqësinë natyrore që ditë më parë ka goditur Komunën e Istogut.

“Reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Kemi formuar 9 komisione që menjëherë kanë dalë në terren për të identifikuar dëmet e shkaktuara nga era. Nuk kemi thirrur mbledhje të Kuvendit nga se ishim në rrethana emergjente. Njerëzit të cilët kanë sanuar dëmet e erës vetvetiu, me mjete të veta, kanë dorëzuar faturat me të cilat do të merret komisioni për verifikim”, ka thënë kryetari Rugova.

Me kërkesë të opozitës, është themeluar Komisionit në nivel Kuvendi prej 6 anëtarësh, nga një nga secili subjekt politik, komision ky që do të merret me monitorimin  e punës  së komisioneve që kanë vlerësuar demet e erës së 6 dhe 7 janarit.

Në vazhdim, Kuvendi ka  miratuar rregulloret e paraqitura në rend dite, si, Rregullorja për Ndryshim dhe Plotësim  për Përdorimin e Automjeteve Zyrtare, ndërsa

për dy rregulloret, asaj për Dhënien e Lejes së Punës Subjekteve Afariste në Komunën e Istogut dhe Rregullorja mbi Kompensimin e Udhëtimeve Zyrtare, Kuvendit është pajtuar që të njëjtat të  shfuqizohen, ngase janë ligjet në fuçi, që rregullojnë këto çështje.

 

Kuvendi po ashtu ka aprovuar edhe bartjen e të hyrave vetanake të pa shpenzuara nga viti 2011dhe shpërndarjen e tyre nëpër programe përkatëse buxhetore, si dhe është aprovuar propozimi për rritjen e Planit të Buxhetit për të Hyrat Vetanake 2011 në shumë prej 45.000 €, të cilat mjete transferohen në Programin Buxhetor të Zyrës së Kryetarit, në kategorinë Ekonomike-Shpenzime Kapitale, në Projektin për participimin e Komunitetit, Ministritë e Linjës, Donatorët dhe nga IPA Fondi.



RSS

Sign in