Lajmet   Kuvendi shqyrton raportin tre-mujor financiar

Kuvendi shqyrton raportin tre-mujor financiar - 05 maj 2017

 
 








Kryesuar nga  Hazbi Bajra, kryesues i Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e  Kuvendit Komunal, ku pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e parë janar–mars të vitit 2017, shqyrtimi dhe miratimi i plotësim– ndryshimit të rregullores për konsultim dhe pjesëmarrje të publikut në vendimarrje, Nr. 04/2015, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprakë për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në fshatin Vrellë (afat shkurtër), shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprakë për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në fshatin Lubozhdë (afat shkurtër), shqyrtimi dhe miratimi i propozim–vendimit paraprak për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në fshatin Cerrcë (afat shkurtër), shqyrtimi dhe miratimi i propozim- vendimit për këmbimin e pronës private me pronën publike për rregullimin e varrezave në Gurrakoc.

                  

 Të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtorët e drejtorive komunale si dhe anëtaret e asamblesë komunale.  

 

Osman Sadikaj-zyrtarë kryesor Financiar(ZKF),ka elaboruar raportin tre-mujore janar-mars 2017 , si dhe ka shpjeguar detaje nga ky raport për secilën drejtori,duke njoftuar anëtarët e asamblesë rreth planifikimit, alokimit si dhe shpenzimit të buxhetit për periudhën tre-mujore,  janar-mars 2017.

 

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.

 

 


RSS

Sign in