Lajmet   Njoftim për dëgjim publik me qytetar

Njoftim për dëgjim publik me qytetar - 03 mars 2017

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 14.03.2017, ditë e martë, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

 

  1. PLOTËSIM – NDRYSHIMIN E RREGULLORES KOMUNALE PËR NDARJEN E BURSAVE TË STUDENTËVE, NR.5/2015 I DATËS 29.06.2015
 Plotësimi i kësaj rregulloreje është i një rëndësie të veçantë për komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë konsultim publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni që kjo rregullore të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore.

Zëri i juaj do të dëgjohet!

 

Një kopje të rregullores mund ta merrni në Zyrën Ligjore Nr. 312, kati i III-të.

 

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

 

                                                                              

 

                                                                     Kryesuesi i Kuvendit

                                                              Hazbi Bajra


RSS

Sign in