Lajmet   Organizata “TIKA” nga Turqia ndihmon shkollën “Mehmet Akif” në Shushicë të Epërme

Organizata “TIKA” nga Turqia ndihmon shkollën “Mehmet Akif” në Shushicë të Epërme - 22 janar 2013











Organizata Turke për Zhvillim dhe Rindërtim në Kosovë, “TIKA”, pas shumë investimeve të bëra në shkollën fillore “Mehmet Akif” në Shushicë, si ndërtimi i katit të dytë, pajisja me kabinet të informatikës si dhe inventar për shkollë, sot ka përuruar edhe klasën për para-fillorët, të cilën e ka pajisur me inventarë dhe mjete të nevojshme didaktike.


Agim Haxhiu, Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit, ka falënderuar donatorin për kontributin e dhënë.

“Falënderoj Organizatën “Tika” dhe shpresoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”është shprehur z. Haxhiu. 

 

 

 



RSS

Sign in