Lajmet   Për një Ambient të Pastër

Për një Ambient të Pastër - 19 prill 2013











Që nga viti 2002 e këndej, Projekti komunal “10 Vite për një Ambient të pastër“ me sukses po zbatohet çdo vit, e që pjesë e projektit janë edhe Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Istog, Kompania e Mirëmbajtjes “Ambienti”, si dhe të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe ato të mesme, përfshirë këtu edhe Policinë e Kosovës.


Nënkryetari i Komunës, z. Agim Ademaj, ishte pjesë e këtij aktiviteti i cili bëri një apel tek qytetarët Istogas:

“Lus të gjithë qytetarët e Komunës  së Istogut të behën shembull për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm, dhe këtë mund ta arrijmë vetëm nëse Ju qytetarë të nderuar, së bashku me institucionet komunale kontribuojmë për këtë qëllim” .

Sot, ky aktivitet është zhvilluar në qytetin e Istogut, ku shumë nxënës dhe mësimdhënës, shiheshin duke pastruar sipërfaqe nga mbeturinat, por njëherit ata kishin edhe një mesazh për të gjithë qytetarët istogas: “ Të kontribuojmë të gjithë për një ambient të pastër”.

“Këtë vit, zbatimi i këtij projekti ka filluar më 02.04.2013 për të vazhduar deri me datën 22.04.2013 ,në ditën e tokës ku do të jetë edhe përmbyllja e këtij aktiviteti që ka për qëllim pastrimin e qytetit njëherësh edhe vedisimin e qytetarëve për një ambient të pastër”, ka deklaruar zyrtari në Drejtorinë e Arsimit dhe të Kulturës, z. Sami Ferati.  

Projekti në fjalë, financohet nga buxheti komunal.  



RSS

Sign in