Lajmet   Përurohet Fabrika e Pijeve “SINALCO” në Vrellë

Përurohet Fabrika e Pijeve “SINALCO” në Vrellë - 15 gusht 2011

Në Vrellë të Istogut është bërë përurimi i fabrikës së pijeve  "Sinalco” me kapacitet prej 30 mijë litrash në orë, ndërsa për fillim, aty kanë gjetur punë 40 punëtorë.

Në ceremoninë e përurimit, përpos një numri të madh të qytetarëve të Vrellës, ishin kryeministri i vendit Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kryetari Komunës Haki Rugova dhe ai i Pejës Ali Berisha si dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Kosovë: komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ambasadori amerikan  Christopher Dell, ai gjerman, Ernst Reichel, ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka, dhe përfaqësuesi i “Sinalcos”, gjermani Majkëll Dorks.


“ Jam i lumtur që jam në përurimin e fabrikës ” Sinalco” në Vrellë të Istogut. Ky projekt do t’i ndihmojë jo vetëm banorët e Istogut , por të gjithë Kosovës”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Buhler. Ai e ka uruar të parin e Istogut, Haki Rugova për hapjen e fabrikës, ndërsa pronarin Gani Dreshaj, për investimin e bërë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, realizimin e këtij projekti e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Istogut dhe të Kosovës.
” Para 6 muajve kemi pasur një takim me Qeverinë e Kosovës dhe kemi kërkuar që ta ngrisim 9 përqind zhvillimin ekonomik, për të krijuar edhe vende të reja të punës. Ky projekt i duhet Kosovës”, tha ai

Ambasadori Gjerman Ernes Reichel këtë fabrikë e ka konsideruar si të ardhme të Vrellës dhe të komunës së Istogut.” Sot është një ditë për të festuar , sepse në Vrellë dhe më Istog po ndërtohet e ardhmja. Ky projekt e sjell Kosovën në një stad që e lidh me ekonominë e mesme të Gjermanisë, të cilat kanë edhe kapacitet për të investuar edhe në Kosovë”,  ka thanë ai

Pjesëmarrësve iu drejtua edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi “Fshati Vrellë, po bëhet një shembull në gjithë Kosovën. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për rritje të vendeve të punës, që një mundësi e tillë është edhe hapja e kësaj fabrike , ndërsa, do të angazhohem edhe në  rritjen e mirëqenies sociale” , tha ai

Përfaqësuesi i “ Sinalcos” Majkëll Dorks ka dhënë një historik të përgjithshëm për shtrirjes e ndërmarrjes së njohur ndërkombëtarisht “ Sinalco”, nga viti i themelimit të saj, 1905. ”Për fillim kjo fabrikë do ta mbulojë vetëm tregun e Kosovës, ndërsa në fazën e dytë edhe tregun e Shqipërisë”, ka thënë ai

Me një fjalë rasti të shkurtër u paraqit edhe Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së për Kosovë.” Ky përurim është një lajm i mirë për Istogun dhe Kosovën”, ka thënë ai.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në këtë përurim, ka folur gjithashtu shumë shkurt. “Sot në Vrellë po bëjmë një përurim të fabrikës të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për Istogun, por për gjithë Kosovën. Urime! Suksese!”, ka përfunduar kryeparlamentari Krasniqi.

Dhe së fundi, pronari i fabrikës, Gani Dreshaj, ka thënë se nuk është njeri i fjalëve, por njeri i punës. Kompania  me traditë të vjetër pune



RSS

Sign in