Lajmet   Pjesa lindore e Istogut, shpejt me ujësjellës të ri

Pjesa lindore e Istogut, shpejt me ujësjellës të ri - 29 gusht 2017

 
 








Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë në korrik të vitit 2012 për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit soft loan, komunës së Istogut i është aprovuar marrja e kredisë së butë për realizmin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në pjesën lindore në vlerë prej
5,094.247,70euro.

 
 








Në kuadër të kësaj sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes në mes të kryetarit  Haki Rugova dhe përfaqësues së
kompanisë austriake “ÖSTAP” ingenering&consulting GmbH   e përfaqësuar nga Alltene Krasniqi  për realizmin e projektit për “Ndërtimin e ujësjellësit në pjesën lindore të komunës së Istogut”.

 

Me anë të këtij projekti komuna e Istogut do të bëjnë ndërtimin e ujësjellësit të ri në pjesën lindore si dhe do të bëjë rehabilitimin e ujësjellësit ekzistues.

 

Në këtë marrëveshje është përfshirë ekzekutimi i punimeve dhe shërbimeve të ndërtimit, instalimit të pajisjeve si dhe mbarimin e punimeve në sistemin e ujësjellësit për pjesën lindore sipas specifikave të caktuara në dokumentacionin e projektit të aprovuar nga OEKB, Banka Kontrolluese e Austrisë.

 

 

Komuna e Istogut ka negociuar me Ministrinë e Financave të Kosovës që nga viti 2015 për lejimin e kësaj kredie për realizmin e këtij projekti. Me anë të këtij projekti komuna e Istogut do të bëjë zgjedhjen e problemit të ujit në pjesën lindore. 


RSS

Sign in