Lajmet   Shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit - 07 mars 2017

Dita e Mësuesit, 7 Marsi është shënuar me një solemnitet rasti për të nderuar veprën dhe kontributin e mësuesve që nga ditët e para të nismës së shkollës së parë shqipe e deri në ditët e sotme.

 Me këtë rast kryetari  Haki Rugova, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe u uroj të gjithëve këtë ditë të shënuar, ditën e Mësuesit duke vlerësuar lartë punën dhe kontributin e dhënë ndër vite të gjithë mësimdhënësve edhe në kushte shumë të vështira që edhe në mënyrë vullnetare kanë punuar dhe janë angazhuar për ngritjen  e nivelit të arsimit. Sa i përket sferës së arsimit është punuar shumë deri më tani por do të mundohemi të punojmë edhe më shumë në të ardhmen duke pasur parasysh se është segmenti më i rëndësishëm i një shoqërie tha kryetari Haki Rugova.

 

Ndërkaq Agim Haxhiu, drejtor i drejtorisë komunale të Arsimit dhe Kulturës, duke përshëndetur dhe uruar të  gjithë të pranishmit për ditën e mësuesit  ka përkujtuar fillet e shkollës shqipe në rrafshin kombëtar. 7 marsi është ditë e shenjtë që simbolizon arsimim, edukim, kulturë dhe zhvillim të shoqërisë në përgjithësi është shprehur  Haxhiu.

 

Me këtë rast, kryetari Haki Rugova, drejtori i DAK-ut Agim Haxhiu kanë ndarë mirënjohje për ish punëtorët e arsimit si: Nasir Kabashi, Sejdi Blakaj, Beqir Blakaj, Shpend Blakaj, Skënder Lipa, Fatime Shala, Gani Elshani, Halil Kajtazi, Xhevat Kelmenaj, Selim Ademaj, Mustafë Ahmetaj, Fahredin Shatri dhe postmortum Hikmet Gusturanaj. 

 

RSS

Sign in