Lajmet   Si pasojë e bores së madhe, shtyhet procesi mësimor deri më 13 Shkurt

Si pasojë e bores së madhe, shtyhet procesi mësimor deri më 13 Shkurt - 05 shkurt 2012

Duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat e krijuara nga bora e madhe e këtyre ditëve, si dhe vështirësitë e krijuara për qarkullim, për të mos rrezikuar nxënësit në këto kushte të pa volitshme, Kryetari i Komunës, z. Haki Rugova, në konsultim me Drejtorinë e Komunale të Arsimit, ka marrë vendim që procesi mësimor në komunën e Istogut, për të gjitha nivelet, të shtyhet deri më 13 Shkurt.

Edhe në komunën e Istogut, bora që ka rënë dhe vazhdon të bie këto ditë, ka vështirësuar tej mase qarkullimin e popullatës. Kompanitë komunale “Ambienti” dhe Hidrodrini”, si dhe kompani tjera, në bashkëpunim me kryetarin  e komunës, në baza vullnetare, janë të angazhuara në pastrimin e rrugëve, dhe të njejtat po punojnë pa ndërprerë për pastrimin e tyre. Rrugët kryesore janë të qarkullueshme për trafik, mirëpo vështirësi të theksueshme ka nëpër rrugët që shpiejnë nëpër fshatra.

 

Duhet cekur se në Komunën e Istogut, gjendja jashtëzakonshme ende është në fuqi, që nga fatkeqësia natyrore që goditi komunën e Istogut më 6 dhe 7 Janar të këtij viti, e shpallur nga Kryetari i komunës.

 

 



RSS

Sign in