Shërbehuni vet përmes shërbimit më të ri Pass

Manuali i përdorimit për eKiosk

1. Zgjedhja e gjuhës

 

Në ballinën e programit të eKioskës zgjedhet gjuha me anë të së cilës përdoruesi i merr instruksionet nga programi.

Zgjedhja e gjuhës bëhet duke klikuar mbi ndonjërën nga gjuhët e ofruara, që shihen në fotografinë e mëposhtme. Gjuhët të cilat ofrohen janë: 1. Shqip, 2. Serbisht dhe 3. Anglisht.



Pas zgjedhjes së gjuhës për marrjen e instruksioneve kalohet te
zgjedhja e shërbimit.

2. Zgjedhja e shërbimit

Në hapin e dytë zgjidhet lloji i shërbimit që kërkoni nga eKioska.

Zgjedhja e shërbimit bëhet duke klikuar mbi ndonjërën nga ikonat që shihen në fotografinë e mëposhtme.

Shërbimet që ofrohen janë: 1. Çertifikatat, 2. Kërkesat, 3. Ankesat, 4. Taksat


 

Pas zgjedhjes së shërbimit kalohet tek skanimi i letërnjoftimit për shërbimet 1. Çertifikatat dhe 4. Taksat, ose vazhdohet te shkrimi i kërkesës apo ankesës.

3. Shërbimi i kërkuar

3.1  Skanimi i letërnjoftimit

 Në këtë hap të procesit duhet të vendoset letërnjoftimi në lexuesin e letërnjoftimit, aparati në anën e majtë të eKioskës. Letërnjoftimi duhet të vendoset si në fotografitë e më poshtme.






 

Pas vendosjes së letërnjoftimit në lexuesin e letërnjoftimit duhet të klikohet mbi llojin e letërnjoftimit që posedoni. Nëse keni letërnjoftim të vjetër klikohet mbi shembullin e letërnjoftimit të tillë (letërnjoftimi majtas), në rast kur keni letërnjoftim biometrik klikohet mbi shembullin e letërnjoftimit të tillë (letërnjoftimi djathtas).


3.2 Kërkesat ose Ankesat

Në rast që dëshironi të shkruani ankesë, pas klikimit në ikonën përkatëse të ankesës ju shfaqet ndërfaqa si në figurën në vijim ku pas plotësimit klikoni në butonin dërgo që gjendet në anën e djathtë poshtë.



 

Në rast që dëshironi të shkruani kërkesë, pas klikimit në ikonën përkatëse të kërkesës ju shfaqet ndërfaqa si në figurën në vijim ku pas plotësimit klikoni në butonin dërgo që gjendet në anën e djathtë poshtë.


 

4.     Përzgjedhja e çertifikatës personale ose familjare

4.1  Çertifikata personale ose për anëtarë të familjes

Nëse dëshironi të shtypni certificate personale klikoni mbi butonin përkatës si në figurën në vijim. Nëse dëshironi të nxirrni certifikatë për ndonjë anëtarë të familjes atëherë klikoni butonin për anëtare familjar.

 

Nëse përzgjidhet për anëtarë familjar, në ekran shfaqet lista e anëtarëve familjar për të cilët mund të nxirrni dokumentin përkatës. Nga lista klikohet anëtari përkatës dhe pastaj klikohet shigjeta në anën e djathtë poshtë sikurse në figurën në vijim.


 
 

5. Lloji i çertifikatës

Për të dyja rastet (si atë personal dhe atë familjar) hap i rradhës lidhet me përzgjedhjen e llojit të certifikatës që dëshironi të nxirrni. Klikoni në ikonën e certifikatës që dëshironi të nxirrni.



6.  Pamja e çertifikatës dhe kontrollimi i të dhënave 

Pas klikimit sistemi ju shfaq të dhënat përkatëse të cilat duhet t’i kontrolloni paraprakisht. Nëse të dhënat janë në rregull, prekni printerin në këndin e djathtë poshtë.


Bëni pagesën përkatëse prej 1 Euro. Në rast të vendosjes së shumës 2 Euro, pajisja do ju kthej kusur 1 Euro ose nëse nuk ka, paratë tuaja nuk do pranohen.


Me këtë veprim perfundon i gjithë procesi i nxjerrje së certifikatës.

7. Tatimi ne pronë

Pas klikimit sistemi ju shfaq format e ngjashme për zgjedhje të llojit të letërnjoftimit dhe më pas vazhdohet në printimin e tatimit në pronë.



Dhe pastaj do shfaqet kjo formë deri në printimin përfundimtar të kësaj fature.



Manuali i përdorimit për eKiosk
publikuar: 05-08-2016