Komuna e Junikut


Përkufizim :
“Statuti i Komunës” është akti më i lartë juridik i Komunës së Junikut,të
cilin e miraton Kuvendi i Komunës sipas procedurës së përcaktuar.         

Statuti i Komunës zbatohet brenda kufijve të Komunës së Junikut.

“Komuna” i nënkupton të gjitha definicionet në vijim:Kuvendi i Komunës dhe cilido Komitet i tij,Kryetar,apo Drejtorat. 

“Aktet e Komunës”nënkupton të gjitha Rregulloret,vendimet dhe aktet tjera të nxjerrur nga Komuna.

“Kuvendi i Komunës”nënkupton organin më të lartë legjislativ,i cili miraton Rregullore dhe vendime të rëndësishme për Komunën.

“Kryetar  i Komunës”nënkupton Kryetarin e zgjedhur drejtpërdrejt nga votuesit që kanë të drejtë vote në komunë. 

“Drejtor” nënkupton  të emëruarin nga Kryetari për mandat të njëjtë me kryetarin e Komunës, e i cili/a, drejton një drejtori të caktuar.  

 Komuna e Junikut është njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e cila brenda territorit të saj ushtron pushtetin dhe  përgjegjësitë,të cilat nuk  janë rezervuar shprehimisht  për institucionet qendrore.Në tekstin e mëtejmë Komuna . Komuna kujdeset që, banorët e saj t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë pa dallim race,etnike,gjinie,gjuhe,religjioni,mendimi politik apo mendimi tjetër, prejardhjeje kombëtare apo  sociale, pa dallim prone,lindjeje apo ndonjë statusi tjetër,me qëllim që ata gjithashtu të gëzojnë të drejta të barabarta

dhe të drejta për punësim në shërbimet e Komunës në të gjitha nivelet. Komuna  është person juridik me të drejtën për të poseduar dhe administruar pronën,të jetë pronare apo bashkëpronare e ndonjë kompanie publike,për të ushtruar padi dhe për të qenë e paditur në gjykata, për të lidhë kontrata, për të punësuar stafin si dhe për aktivitete tjera në përmbushjen e përgjegjësive ligjore. Komuna ka ditën e festes së saj publike.Dita e clirimit te Komunës së Junikut,festohet me 13 qershor  të çdo viti .Kuvendi i Komunës,Kryetari i Komunës dhe qytetarët e saj krahas manifestimit kulturor, përkujtojnë dëshmorët dhe viktimat e luftës të rënë për lirin e Kosovës.Manifestimi duhet të ketë karakter kulturor, sportiv e civilizues, duke hpalosur vlerat kombëtare e qytetëruese të qytetarëve të saj.