Lajmet   Njoftimet   Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuqi, mori pjesë në ditën finale të Ligës Rajonale "Hasim Hoxh

Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuqi, mori pjesë në ditën finale të Ligës Rajonale "Hasim Hoxha" në Junik - 24 shkurt 2016

Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuqi, mori pjesë në ditën finale të Ligës Rajonale të futbollit "Hasim Hoxha" në Junik, e cila organizohet tani e 3 vite me radhë, ligë në të cilën marrin pjesë 10 ekipe nga Komuna e Gjakovës, Deçanit dhe Junikut, e cila zgjat 3 muaj rresht, me gjithsej 12 xhiro futbolli.
Në këtë ditë i pari i komunës shpalli të hapur ceremoninë finale, ditë në të cilën u zhvilluan tri (3) ndeshje: 1.Ndeshja e Veteranëve të futbollit, e zhvilluar ndërmjet ekipit të formuar nga Shokët e futbollistit të njohur junikas, Hasim Hoxha dhe ekipit të
formuar nga veteranët e Irzniqit, nën umbrellën e ekipit Besa; 2.Ndeshja për vendin e tretë të ligës, e zhvilluar ndërmjet "Fidani Beton" nga Baballoqi dhe ekipit "Besa" nga Irzniqi, ku triumfues doli Besa; 3.Finalja e ligës, e cila u zhvillua ndërmjet dy (2) ekipeve junikase, ekipi "Juniku" dhe ekipi "Qestaj AG", ku triumfues doli ekipi "Qestaj AG".
Pas përfundimit të ndeshjeve, z.Agron Kuqi, ndau medaljet e argjenta dhe të arta, për dy vendet e para dhe kështu e shpalli të mbyllur sezonin e sivjetmë të Ligës Rajonale "Hasim Hoxha" në Junik.

RSS

Sign in