Flora dhe Fauna

Afërsia me natyrën ka bërë të mundur që Juniku të jetë i pasur në planin e biodiversitetit. Biodiversiteti reflekton shumëllojshmërinë e qenieve të gjalla  varësisht se në cilën zone zhvillohen. Ky concept përmbledh gjithashtu laramanin brenda llojit, ndërmjet llojeve dhe ndërmjet ekosistemeve (elaborim më i gjerë është bërë në kapitullin e biodiversitetit).



Në zonën e Junikut ka lloje relikte të faunës dhe florës përfshirë edhe lloje endemike barishtore autoktone me vlera të larta 
shkencore dhe farmaceutike. Për shkak të faunës së zhvilluar e sidomos të shumë llojeve të shpendëve prezent, 
Bjeshkët e Junikut, janë evidencuar në  listat ndërkombëtare si IBA (Important Bird Area) 22 dhe Librin e kuq të Europës.

 

Llojet  e  florës:  Studimet  në  këtë  zonë  kanë  evidentuar  këto  lloje  të  florës  të  cilat  janë dhe/apo duhet të përfshihen në listat ndërkombëtare për t’u mbrojtur. Vlen të theksohen:llojet autoktone të drunjve pyjor: 
pyjet e ahut dhe bredhit (që rriten në lartësinë mbidetare1300‐1500 m), bredhi Arneni i bardhë që është endem dhe relikt 
(rritet në Gjeravicë),   Pinetum mugo (kërleka) që luan rol me rëndësi në ruajtjen e tokës nga erozioni rritet  në lartësinë deri 2000 m ,në pyjet e dushkut në lartësinë 300‐900 m dominojnë qarri, shpardhi, bunguta, bungu, gështenja. 
Të pranishëm janë edhe Acer Intermedium (pafti i Hirkanisë), Acer tataricum (ulëza), 
Ostrya carpinifolia (mëlleza) si dhe lloje tjera si panja e malit,dardha e egër, qershia, lajthia, thana, murrizi njëthelbor, 
si dhe shumë bimë barishtore.  
Në mbrotje rigoroze janë: Arneni, Kërkeka, Pafti i Hirkanisë, Bangëbuta, Sanza, etj.
Në kontroll të shfrytëzimit:
 Në përgjithësi e gjithë flora dhe vegjetacioni i Bjeshkëve të Junikut është  në  rrezik  nga  shkatërrimi  dhe  zhdukja,  prandaj  komuna  ka  marrë  masa  në parandalimin e dukurive negative të shkaktura nga faktori antropogjen.
 Ndalja e prerjes ilegale të pyjeve, parandalimin e djegieve aksidentale,  janë disa masa.

Inspektim


 

Llojet  endemike  barishtore  të  Balkanit me  vlera  shkencore  dhe  farmaceutike,  që  gjenden  në  Gjeravicë  janë: Draba  karabenis  (draba  e  Korabit)  në  rrezik  të  zhdukjes,  Cerastinum dinarcicum (cerasti dinarik) në rrezik të zhdukjes së plotë; Sempervivum macedonicum (burgulli maqedonas); 
 Lilium albanicum (zambaku shqiptar), Rumex balcanicus (lëpjeta e Ballkanit), Gentiana lutea (sanza) etj. 
Burgulli maqedonas gjendet në listën e Kuqe Europiane, UNESCO (1991) për shkak të rrezikut nga zhdukja.

Llojet e faunës karakteristike për Bjeshkët e Junikut janë: lloje të ujëtokësorëve, zvarranikëve, shpendëve, gjitarët.
 I regjistruar në Librin e Kuq, është gjeli i egër i madh (Tetrao Urogallus), 
që është i rralluar meqë është shumë i ndieshëm ndaj zhurmës dhe pranisë së njeriut dhe jeton në Gjeravicë. 
Pastaj Bonasa nonasia prezente në Bjeshkët e Junikut; 
Familja Accipitridae‐ shpend grabitqar me disa lloje të saj por e vecuar me Shqiponjën e Malit  (llojin Aquila chrysetos) e cila ka trup  të  fuqishëm dhe  fluturim elegant dhe  një madhësi prej 76‐89 cm, që jeton në malet e larta dhe shkëmbinjtë e thepisur në Bjeshkët e Junikut. 




Në  territorin e Bjeshkëve të Nemuna, jetojnë edhe gjitarët Ariu i Murrmë të cilit i kanoset  rreziku i ekzistencës (është i ndieshëm në zhurmën e sharrave, praninë e njeriut, prerja e pyjeve, etj). 
Rreziku i zhdukjes i kanoset edhe Rrëqebullit (Lynx lynx L) sepse ajo është e ndieshme në zhurmë dhe praninë e njeriut. 
Në zvogëlim e sipër janë Kaprolli dhe Dhia e Egër, macja e egër etj.