Profili i Drejtorit

 Zylfi-Koxha.JPG
 

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë
 
Emri : Zylfi Koxha
 
Vendi dhe viti i lindjes: Doganaj, 10.02.1968
 
Adresa : Rr.”A. Hoxha” – Ferizaj
 
Partia: Partia Demokratike e Kosovës - PDK
 
Edukimi – Arsimimi: Fakulteti i Bujqësisë, Prishtinë,1997
 
Eksperienca e punës:
Shkolla e Mesme-Kaçanik , 1995 – 1996
Pozita: Mësimdhënës i lëndës së Biologjisë
 
OJQ - CARE International,10.09.1999 – 30.04.2001
Vendi : Ferizaj
Pozita : Teknik i Agrikulturës
 
Komuna e Kaçanikut             
Pozita: Inspektor i Pylltarisë,   15.05.2001 - 2003                    
             Inspektor i bujqësisë,      2003-2008     
             Koordinator i sektorit për Bujqësi 2009 - 2013
             Anëtar i Bordit të Drejtorëve në KRM - Pastërtia, prej 19.03.2009
 
Gjendja familjare : i martuar , baba i katër fëmijëve
Kontakti :
e-mail: zylfi.koxha@rks-rks.net, zkoxha@hotmail.com
Tel: ; 044/172 618;  Fiks voip: 038 200 46 426
 
 
Kompetencat e Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari
 
Në bashkëpunim me MBPZHR dhe institucionet tjera ushtron përgjegjësi që ka komuna në lëmin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, lidhur me resurset natyrore dhe zhvillimin rural
Bënë inkurajimin e fermerëve duke i nxitur në investime për rritjen e kapaciteteve prodhuese bujqësore.
Mban evidencë për tokat bujqësore, për sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet, kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake, shoqërive me bletë si dhe evidencën e tokës bujqësore të cilës i është ndërruar destinimi.
Përkujdeset për tokat bujqësore, që të shfrytëzohen për qëllime bujqësore (prodhimtari të produkteve bujqësore)
Organizon seminare , këshillime si dhe vizita studimore për fermerë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese dhe këmbimit të përvojave të tyre.
 
Bashkëpunimi me bankat komerciale, hulumtimi i formave të kreditimit për stimulimin dhe avancimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
Harton projekte dhe hulumton mundësin e gjetjes së donatorëve për realizimin e projekteve.
Organizon mbrojtjen e pyjeve publike , bashkëpunon me organet e rendit për aktivitete të përbashkëta të mbrojtjes së pyjeve.
Bashkëpunon me njësinë e inspektoratit për mbrojtjen e tokave bujqësore, pyjore si dhe resurseve tjera natyrore.
Bashkëpunon me AVUK-ës për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve shtëpiake.
Kryen edhe punë tjera që janë kompetencë e komunës në lëminë e Bujqësisë dhe Pylltarisë