Profili i Drejtorit

Bahri-Selimi.JPG
Drejtoria Financave, Ekonomise dhe Zhvillimit

Emri e Mbiemri : Bahri Selimi
Vendi dhe viti lindjes: Kaçanik i Vjetër, 25.04.1982
Vendbanimi: Kaçanik i Vjetër
 
Kontakti: tel:  00377(0) 45\949 400,Fiks Voip – 038 200 46424
Email: bahri.i.selimi@rks-gov.net; bahriselimi@yahoo.com
 
 
Partia: Partia Demokratike e Kosovës – PDK
Anëtar i kryesisë së degës në Kaçanik
Nënkryetar i Nëndegës së PDK-ës - Kaçanik i Vjetër
 
Edukimi – Arsimimi:
Universiteti i Prishtinës - Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet, Prishtinë 2006
 
Prej vitit akademik 2011/2012 e në vijim: Studimet Master - Universiteti i Prishtinës-Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet
 
Trajnimet tjera profesionale:
Shoqata e Kontabilisteve dhe Auditorëve te Kosovës, Prishtinë,(në vijim)
Universiteti Amerikan –AUK, Prishtine, Certifikuar për *EBCL* (Kontabilitet)
Employment Promotion Agency, Prishtinë - Certifikuar për Kontabilitet Aplikativ,
Idea Consulting, Prishtinë, Certifikuar për Përpilim te biznes planeve dhe Menaxhim të projekteve
 
Përvoja e punës:
Prej vitit 2006 – Financier (llogarimbajtës) i bizneseve të ndryshme private.
 
Njohuritë me kompjuter:
Windows (Word, Exel, Power Point etj…)
Njohuri per Sowftvere Financiare si: QuickBooks, Bilanc, Rikont, Finet etj…
 
Gjendja familjare:
- I martuar, baba i një fëmije.
 
 
 
Detyrat dhe Përgjegjësitë
 
Mbështetur në organizimin dhe strukturimin e ri të Komunave sipas Rregullores 2007/30 – Mbi ndryshimet e rregullores 2000/45, Mbi vetëqeverisjen e Komunave të Kosovës, si dhe nenit 84. të Statutit të Komunës së Kaçanikut, Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit ( me shkurtesë DFEZH ), në punën dhe aktivitetin e saj, mbanë këto kompetenca dhe përgjegjësi, më sa vijon:
përgatitja dhe hartimi i draft-rregulloreve komunale dhe akte të tjera ligjore nga fushëveprimi i financave; menaxhon, mbikëqyrë të gjitha operimet financiare së bashku me procedurat e ekzekutimit të buxhetit të komunës në pajtim me LMFPP, LFQL dhe dispozitat e tjera ligjore; ndihmon Kryetarin e Komunës dhe Komitetin për Politikë dhe Financa në përgatitjen e Buxhetit vjetor të komunës, jep këshilla dhe komente mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me buxhet, si dhe së bashku koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë për të gjitha aktivitet, lidhur me përcaktimin e objektivave zhvillimore dhe të sektorëve strategjike të zhvillimit të komunës; mbajtjen e të gjitha llogarive në komunë, në bashkëpunim me Thesarin dhe përgatitjen e raporteve financiare vjetore, për një proces transparent buxhetor, të gjitha këto, me një shkallë të lartë të mbikëqyrjes së të gjitha drejtorive; menaxhon me pagesat në Thesar, mbikëqyrë dhe bënë monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit; harton plane për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të komunës dhe angazhohet për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë së komunës, me theks të posaçëm, për zhvillimin e NVM-ve; ndihmon, këshillon dhe lëshon leje të punës të gjitha bizneset të cilat funksionojnë në territorin e komunës; zbaton rregulloren mbi tarifat dhe ngarkesat vjetore, të cilat kanë të bëjnë me drejtorinë, duke bërë inkasimin e drejtpërdrejt të hyrave vetjake komunale nga taksa obliguesit, përfshirë edhe tatim në pronë; dhe punë të tjera të caktuara nga kryetari i Komunës dhe të përcaktuara me ligj.