Profili i Drejtorit


diana.jpg

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Emri dhe mbiemri: Diana Bajrami - Reka
Vendi dhe data e lindjes: Kaçanik, 21.07.1985
Vendbanimi: Kaçanik
Kontakti: Tel 00377 (0) 44/ 544 541,  fiks voip -  038 200 46 427
 
Edukimi:
Shkollimi fillorë, Kaçanik, shkollimi i mesëm në SHMP “Feriz Guri e vëllezërit Çaka” Kaçanik,
Fakulteti i Edukimit Matematikë-Informatikë, Prishtinë,
Magjistraturën në drejtimin Menaxhimi i Institucioneve në Edukim, në fazën e punimit të tezës së magjistraturës
 
Përvoja e punës:
Nga viti 2008, mësimdhënëse
Në vitet 2007 – 2013 , anëtare e Kuvendit Komunal
Gjendja familjare: E martuar
Gjendja ekonomike: mesatare
 
  
Detyrat dhe Përgjegjësitë

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale do të angazhohet që të zbatohet ligji për shëndetësi 2004/4 neni 18.1. si dhe statuti i QKMF i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kuvendi Komunal .
Drejtori i Drejtorisë të SHMS do të angazhohet që të bëjë;
• Vlerësimin real të nevojave komunale.
• Të vendos objektivat komunale për kujdesin primar për shëndetësi
• Të zhvilloj , aprovoj dhe implementoj buxhetin në bazë të udhëzimeve që vijnë nga MSH .
• Do të bëjë përmirësimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe përgatitja për situata emergjente në sektorin shëndetësor.
• Përmirësimin e menaxhimit të financave dhe bashkë pagesat në sektorin shëndetësor.
• Do të mbikëqyrë situatën epidemiologjike në nivel komunal .
• Të implementoj normat dhe standardet e infrastrukturës dhe resurseve njerëzore të aprovuara nga MSH.
• Të siguroj shërbime shëndetësore të arritshme dhe të përshtatshme për të gjitha nivelet socio-ekonomike të popullatës.
• Do të prezantoj plane dhe projekte për kujdesin primar shëndetësor në MSH dhe në organizmat jo qeveritare .
• Do të koordinoj dhe mbikëqyr aktivitetin në QKMF, QMF,dhe AF.
Drejtori i Drejtorisë të Sh.M.S do të marrë masa mbrojtëse shëndetësore për ;
- Sigurimin e ujit të sigurt dhe integrimin e higjienës publike dhe higjienës ne shkolla , në programe shëndetësore dhe edukative sipas standardeve OBSH.
- Sigurimin e ushqimit të sigurt .
- Aktivitetet e Dezinfektimit ,Dezinfektimit dhe Deratizimit .
Drejtori i Drejtorisë të Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale do të bashkëpunoj dhe koordinoj punën edhe me qendrën për punë sociale , për përkujdesjen sociale . Përmes qendrës për punë sociale do të ofrohen shërbime sociale dhe familjare në bazë të ligjit të miratuara nga Ministria e punës dhe Mirëqenies Sociale . Për të gjitha këto aktivitete do të raportohet në zyrën Kryetarit të Kuvendit Komunal .
 
PLANI I PUNËS
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale gjatë periudhës së ardhshme një vjeçare janar – dhjetor 2008 , planifikon që aktivitetin e vetë ta përqendroj në organizimin dhe menaxhimin sa ma efikas të sektorëve dhe njësive shëndetësore , mirëqenies sociale dhe inspektimit higjenik – sanitar .
Punët dhe detyrat e punës në këtë drejtori do të kryen duke u bazuar në kompetencat e përcaktuara sipas Ligjeve ,statutit komunal dhe statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare .
Në vitin vijues struktura e institucionit Q K M F-re do të ketë organizim të brendshëm në bazë të statutit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të miratuar në Kuvendin Komunal dhe Ministrin e Shëndetësisë .
Organizimi i institucionit të QKMF –së do të funksionoj me ;
• Departamentin e Mjekësisë Familjare
• Departamentin e Administratës
• Maternitetin dhe
• Barnatorja
* Departamenti i mjekësisë familjare do të funksionoj me këto sektor dhe njësi :
- Sektori i Mjekësisë familjare
- Sektori i Shëndetit Publik
_ Njësia e SISH ( sistemi i informimit shëndetësor )
- Njësia e imunizimit dhe vaksinimit
_ Sektori i shëndetit Oral
_ Sektori i Kujdesit emergjent
_ Sektori konsultativ
- Njësia e Pediatrisë
- Njësia e Gjinekologjisë
- Njësia e Pulmologjisë
- Sektori i Diagnostikësë
- Kabineti Radiologjik
- Laboratori
* Departamenti i Administratës do të funksionoj me këto njësi apo zyre
_ Njësia apo zyre e personelit
_ Njësia apo zyre juridike
_ Njësia apo zyre për buxhet dhe financa
_ Njësia apo zyre e shërbimeve teknike Si njësi organizative në kuadër të QKMF-re do të funksionojnë edhe materniteti dhe barnatorja .
Ky organizim i ri i QKMF-re do të funksionoj nga trupat e QKMF –re të parapara nga statuti i QKMF –re.
• Këshilli Drejtues i përbërë nga ......5 anëtar
• Këshilli profesional ...................... 11 anëtarë
• Kolegji profesional ....................... ..3 anëtarë
• Komisioni disiplinor ....................... 3 anëtarë
• Komisioni për hapjen e kutive të ankesa .......................3 anëtarëve
• Komiteti për sigurimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore .... 7 anëtar
• Komiteti për zhvillim të vazhdueshëm profesional.......................5
• Komisioni etik- profesional ..............................................5
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale rëndësi të veçantë do ti kushtoj funksionimit të këtyre trupave në QKMF me qëllim që të ngrite efikasiteti dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore .
Nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nëpërmjet të drejtorit të QKMF-re do të kontrollohen të gjitha departamentet dhe njësitë duke i përfshirë edhe ambulancat familjare .
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kujdes të veçantë do ti kushtoj menaxhimit të buxhetit në shëndetësi të ndarë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës si dhe nga hyrat vetanake komunale , duke përfshirë edhe participimin që grumbullohet nga shërbimet shëndetësore .
Bashkëpunim të ndërsjellë do të ketë me të gjitha drejtorit në nivel komunal ,me organizatat qeveritare dhe jo qeveritare në shërbim të shëndetësisë . Çështje e veçantë do të jetë edhe implementimi i mjekësisë familjare në të gjitha QMF dhe AF në kuadër të QKMF në nivel komunal .
Nuk do të mungoj interesimi për trajnimin e stafit punues dhe specializimin në lëmin e shëndetësisë.
Prioritet për drejtorin dot jenë edhe projektet për të cilat ka nevojë për investim nëse lejohen mjetet buxhetore .
1. Ndërrimi i kulmit , dyerve , dritareve , lyerja brenda dhe jashtë si dhe rregullimi i kanalizimit në objektin e QKMF –r
2. Hulumtimi i mundësive për tu siguruar së paku dy autoambulanca si dhe zëvendësimi me pajisje të reja në stomatologji .
3. Rregullimi i rrethojave dhe lyerja e objekteve në ambulancat familjare në Biçec , Doganaj , Begracë , Kaçanik i Vjetër dhe Stagovë, kurse ne Glloboçicë vetëm lyerja e objektit .
Dot hulumtohen mundësit për riaktivizimin e objektit të sanatoriumit ( spitalit të vjetër ).
Të gjitha këto projekte drejtoria do ti paraqesë në MSH-së dhe organizatave qeveritare dhe jo qeveritare.
 
Inspeksioni Sanitar
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kujdes të veçantë gjatë periudhës një vjeçare janar – dhjetor 2008 do ti kushtoj mbarëvajtjes së punëve edhe në inspektimin higjenik- sanitar në të gjitha subjektet afariste që veprojnë dhe punojnë në komunën tonë përmes inspektorëve sanitar.
Kujdes të posaçëm do ti kushtojmë :
• Duke u bazuar në Ligjin mbi inspektoratin sanitar NR. 2003/22 dot bëhet regjistrimi i të gjitha subjekteve afariste .
• Dot kryhet Inspektimi i rregullt i të gjitha subjekteve afariste si dhe ndërmarrjeve të cilat prodhojë ,përpunojnë dhe shesin ushqim për konsumatorë.
• Dot merren masa ndaj të gjithë atyre që bëjnë grumbullimin apo depozitimin e plehrave të cilat mundë të jenë shkak apo burim i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse .
• Do të merren masa ndëshkuese ndaj të gjitha subjekteve afariste që nuk i respektojnë rregullat e inspektimit sanitar të paraparë me Ligjin mbi Inspektoratin sanitar .
• Do të kërkohet vendosja e aparateve për klorizimin e ujit të pijes nëpër të gjitha shkollat fillore , ku furnizimi me ujë të pijes bëhet nga puset apo burimet .
• Planifikohet se gjatë vitit 2008 të kryhen 60 analiza kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijes nëpër shkolla dhe objekte shëndetësore nga Instituti regjional – Ferizaj, në bazë të kontratës që dot lidhet mes institutit dhe drejtorisë për shëndetësi .
• Do të bëhet përcjellja e vazhdueshme e rezultateve të analizave të ujit të pijes të NTP”Lypeteni “ , të cilat kryhen nga Instituti kombëtar i shëndetit publik në bazë të kontratës .
• Do të bëhet kontrollimi i të gjitha barnatoreve dhe drogerive për afatet e barnave farmaceutike si dhe plotësimin e kushteve higjeno – sanitare .
• Do të kërkohet të bëhet licencimi i të gjitha veprimtarive shëndetësore private në bazë udhëzimit administrativ 2006/01.
• Do të kërkohet që të pajisen me leje higjenik – sanitare të gjitha subjektet afariste të cilat nuk posedojnë këtë leje të lëshuar nga inspekcioni sanitar .
• Do të kërkohet që të gjithë punëtorët që merren me prodhim , shitjen , përpunimin e artikujve ushqimor të kryejnë kontrollin shëndetësor pranë Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik dhe të pajisen me libreza sanitare .
• Nëpër të gjitha kuzhinat , fabrikat , furrat e bukës , restorantet si dhe ndërmarrjet prodhuese në komunën tonë do të kërkohet të bëhet deratizimi , dezinfektimi dhe dezinfektimi ku paraqitet nevoja .
• Do të bëhet ndërprerja e ekspozimit të artikujve ushqimor jashtë lokaleve të caktuara për shitje .
• Do të raportohet për gjendjen dhe masat që duhet të merren në lëmin e inspekcionit sanitar .
• Do të jepen pëlqime për rivarrosjen e personave të vdekur në territorin tonë dhe bartjen e personave të vdekur përtej kufirit.
SHËRBIMI SOCIAL
Megjithëse ende nuk janë bartur kompetencat nga niveli Qendror për punë dhe mirëqenie sociale Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale gjatë periudhës një vjeçare janar – dhjetor 2008 rëndësi të veçantë i kushtoj koordinimit të punëve me Qendrën për Punë Sociale dhe Zyrën për Punësim.
Bashkëpunim të ndërsjellë do të ketë edhe me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Administratën Pensionale të Kosovës me zyrën në Kaçanik. Me gjithë se QPS bashkëpunon me SHPK, , Gjykatën , institucionet shkollore nuk dot mungoj angazhimi i drejtorisë për tu dalë në ndihmë kategorive që kërkojnë trajtim ligjor Në kuadër të kompetencave që ka Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të mundohet të ju dal në ndihmë në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm edhe këtyre kategorive :
- Familjet e Dëshmorëve
- Familjet e Viktimave Civile
- Invalidëve ushtarak të luftës dhe
- Invalidëve civil të luftës
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të bëjë përpjekje që të bëjë koordinimin me Qendrën për Punë sociale ku kujdes i veçantë do ti kushtohet identifikimet të rasteve sociale , identifikimi i fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ofrimi i shërbimeve sociale për të gjitha kategoritë të cilat kanë nevojë për trajtim social.
Bashkëpunim dot ketë edhe me Zyrën për Punësim ku do të përcillet gjendja e punëkërkuesve në komunën tonë.
Dot hulumtohen mundësit për ndërtimin e një banese kolektive për të pastrehë dhe njerëzit e vetmuar .
Do të raportohet me shkrim për të gjitha punët e kryera në drejtori .
Sqarime ;
• QKMF( Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare )
• QMF( Qendra e Mjekësisë Familjare )
• AF( Ambulanca Familjare )
• QPS( Qendra për Punë Sociale )
• IKSHP ( Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik )
• SISH( sistemi i Informimit Shëndetësor)
• SHPK(Shërbimi Policor i Kosovës )
• MSH (Ministria e Shëndetësisë )