Profili i Drejtorit

 
ramadush.jpg 

 

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës

Emri dhe mbiemri: Ramadush Osmani
Vendi dhe data e lindjes: Fshati Elezaj, 02.02.1973
Vendbanimi: Elezaj, Kaçanik
Kontakti: Tel 00377 (0) 44/ 414 303,  fiks voip -  038 200 46 428
Email: ramadush.osmani@rks-gov.net
 
Edukimi-Arsimimi
Shkolla e mesme, dega e Elektroteknikës -Ferizaj
Fakulteti i Gjuhës angleze, AAB-Prishtinë

Përvoja e punës:
Nga viti 1999  -- mësimdhënës i lëndës gjuhë angleze në SHFMU”Nazmi Osmani”-Elezaj
Në vitet 2009 – 2013 , anëtar i Kuvendit Komunal,Kaçanik
Nga 01.09.2014 - 31.03.2015, -u.d. drejtor i SHFMU ”Nazmi Osmani”-Elezaj
Njohuri me kompjuter: Microsoft Office, Word, Excel, Power Point,
 
Gjendja familjare: I martuar
Gjendja ekonomike: Mesatare

 
 
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Punët dhe Detyrat e Punës së Drejtorisë të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës
Përgjegjësitë e mbikëqyrjes: Drejtori i DESHP-së është përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të Drejtorisë për të siguruar funksionimin e saj.
Detyrat kryesore:
 Udhëheq Drejtorinë për Emergjencë dhe Shërbime Publike (DESHP) dhe përkujdeset për zbatimin e funksioneve të besuara,
 Kompleton DESHP-në me personel, organizon dhe administron me sektorët dhe shërbimet në kuadër të saj sipas instruksioneve administrative e të direktivave operative për çfarëdo çështje që ka të bëjë me funksionet dhe përgjegjësitë e DESHP-së,
 Udhëheq në mënyrë efektive dhe efikase me resurset dhe me fondet të cilat i ofrohen DESHP-së.
 Zbaton politikë jo diskriminuese të personelit të DESHP-së,
 Përpiqet të sigurojë baraspeshë gjinore në të gjitha fushat dhe nivelet në kuadër të DESHP-së,
 Përkujdeset që i tërë punësimi të mbështetet në përgatitje profesionale, me aftësi, përvojë dhe meritë,
 Zhvillon kornizë normative, duke përfshirë edhe vënien e standardeve për parandalimin e emergjencave,
 Në rastet e jashtëzakonshme i propozon kryetarit të komunës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe propozon urdhëresa dhe masa tjera administrative në rastet e gjendjes së vështirë nga kushtet klimatike me qëllim të tejkalimit të situatës, duke aktivizuar Komitetin për Menaxhimin e Krizave,
 Zhvillon, mban dhe mbikëqyr kapacitetin veprues të një sistemi të bashkërenduar të reagimit ndaj emergjencave në tërë territorin e komunës,
 Sigurimin dhe mirëmbajtjen parqeve publike,hapësirave të hapura dhe varrezave,
 Lëshimin e lejeve për shërbime dhe pajisje, duke përfshirë transportin lokal publik dhe shërbimin e taksive në pajtim me ligjin 2004/1,
 Cakton linjat për bartjen e udhëtarëve në trafikun urban, autobusët,
 Cakton rrugët për të gjitha llojet dhe për automjete(taksi,autobus,parkingje të limituara dhe të përcaktuara),
 Kujdeset për vendosjen e shenjave vertikale dhe horizontale,
 Mbylljen e rrugëve në rast nevoje (gjatë festave shtetërore),
 Bën shpalljen e ankandeve publike për automjetet e konfiskuara të cilat nuk tërhiqen në afatin e caktuar nga pronarët,
 Kujdeset që ti rregulloj shërbimet e ujit sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës tonë.,
 Në bashkëpunim me kompanitë cakton çmimet e shërbimeve komunale,
 Kontrollon buxhetin e ndërmarrjes,
 Cakton prioritet për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues,
 Cakton orarin e reduktimeve dhe prioritetet e rrjetit të ujësjellësit,
 Bën vlerësimin dhe lëshimin e lejeve për kyçje të reja,
 Bënë sigurimin e ujit nëpër pjesët të cilat nuk kanë mundësi të sigurojnë ujë të pijshëm nga rrjeti,përmes rezervarëve,
 Rregullon zbatimin dhe organizimin e administrimit të menaxhimit të mbeturinave komunale në territorin e tyre,
 Merr pjesë në lëshimin e vendimeve për ndërtimin e objekteve,për trajtimin e mbeturinave,
 Cakton tarifat për shërbimet e grumbullimit dhe deponimit të mbeturinave komunale nga ndërmarrjet për administrimin e mbeturinave,
 Aprovon orarin dhe kohën për mirëmbajtjen e mbeturinave,
 Është përgjegjës për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike para lokaleve dhe të lokacioneve për shitjen e librave,vendosjen e lojërave për fëmijë dhe vendosjen e objekteve publike,
 Është përgjegjës për ndriçimin publik , tabelat reklamuese,reklamat ndriçuese të firmave,
 Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve në komunë si:renovimin e rrugëve të asfaltuara, mbushjen e gropave me zhavorr dhe zgjerimin e rrugëve nëpër fshatra,
 Është kompetent për lëshimin e lejeve që i përkasin komunës për vendosjen e pengesave,
 Përfaqëson DESHP-në në nivel të ekzekutivit komunal si dhe në nivel qeveritar,
 Ushtron edhe funksionet e tjera të parapara me ligj.