Profili i Drejtorit


Ukshin Qallaku

Drejtor i Urbanizmit, Kad. dhe Mjedisit

Kontakti:  
Tel: .
  (+377) 044 173 052; tel voip.  038 200 46 425
Detyrat dhe Përgjegjësitë

 
Në kuadër të detyrave të veta siguron:
* Zbatimin e ligjit dhe vendimeve tjera të aplikueshme nga fushëveprimi i Planifikimit Urban;
* Organizon dhe koordinon punët në lëmin e planifikimit urban dhe rural;
* përgatit dhe harton aktet e përgjithshme normative të planifikimit urban dhe rural,
* Bashkëpunon me organet tjera të komunës me rastin e përgatitjes dhe hartimit të planeve hapësinore, urbanistike, planeve të rregullimit dhe planeve tjera,
* Bënë planifikimin hapësinor dhe urbanistik të Komunës, përkatësisht cakton kushtet për rregullimin e hapësirës,
* Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe zbaton kushtet urbanistike për zbatimin e planit hapësinor, planit urbanistik, planit të rregullimit, planit të parcelimit, vijës së rregullimit dhe ndërtimit,
* Lëshon leje të ndërtimit , përdorimit dhe shfrytëzimit,
* Cakton komisione për mbikëqyrje të objekteve,
* Jep Pëlqime për rregullim të infrastrukturës komunale,
* Harton plane për vendosje dhe ndërtim të objekteve të përkohshme, në përputhje me Ligjin dhe mban evidencën e tyre,
* Bënë përgatitjen dhe hartimin e rregulloreve, projekt-vendimeve, vendimeve, propozimeve dhe këshillave profesionale organeve të Kuvendit të Komunës,
* Lidh kontrata me shfrytëzuesit të përkohshëm të tokës ndërtimore-tokës pronë e Komunës,
* Jep shënime mbi madhësinë dhe destinimin e ngastrës së caktuar ndërtimore ose kompleksit të saj dhe karakteristikat e saj të ndërtimit.
 
Zyra komunale e Kadastrit - kryen punë profesionale dhe shërbime të tjera subjekteve të ndryshme. Kjo Zyrë kryen edhe këto punë:
* Mbanë evidencën për emërtimin e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive;
* Janë përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e Hartave ORTO FOTO, rikonstruimin e informatave kadastrale në modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën;
* Vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve dhe rregulloreve në fuqi,
* Përmirësimin e transferit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin e tokave,
* Planifikimin e rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese,
* Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara,
* azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat të dhëna për transformim,
* Ndarja e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen proceduarat rreth eksproprijimit të tokës,
* Inspektimi i sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa,
* Regjistron pronën e paluajtshme dhe regjistrin e tokës komunale,
* Kryen procedura rreth transaksioneve të pronës shoqërore dhe kryen procedura të blerjes dhe shitjes së pronës për komunën,
* Shqyrton dhe kryen procedurat administrative për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm,
* Mbron pronën komunale nga uzurpimet dhe udhëheq dhe procedurat lidhur me këtë çështje,
* Bënë vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshme,
* Kryen procedurat rreth dhënies së tokës për ndërtim,
* Bënë regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta të ndërtesave kolektive,
* Udhëheq kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet tjera të komunës,
* Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh.
 
Sektori për Mbrojtje të Mjedisit në kuadër të kësaj Drejtorie, ofron informata publike dhe publicitet për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin.
* Përgatitë rregulloret lokale për kontroll të mbeturinave dhe hedhurinave brenda territorit të tyre,
* Formon politika vjetore turistike dhe propozimi i masave me të cilat do të nxitet sektori privat për t’i arritur synimet e politikës së zhvillimit të turizmit,
* Nxit zhvillimin e veprimtarisë turistike,
* Siguron mbështetje në zhvillimin e projekteve në ruajtjen dhe mirë mbajtjen e mjedisit,
* Kujdeset për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta, ngritja e sipërfaqeve të gjelbra dhe mbrojtja e atyre ekzistuese, vetëdijesimi i popullatës,
* Nxitjen e investimeve në fushën e ambientit,