Lajmet   Njoftimet   Kryetari Zharku kërkon projekte cilësore dhe të realizuara me kohë

Kryetari Zharku kërkon projekte cilësore dhe të realizuara me kohë - 12 shkurt 2010

Kryetari i Komunës, z. Xhabir Zharku, i shoqëruar nga drejtorët Bekim Troni (DUKMM) e Fikri Vërbani (DFEZH) dhe menaxheri i Zyrës së Prokurimit, Zeqir Selmani, sot është takuar me pronarë kompanish me seli në komunën tonë.

Sivjet nuk do të tolerohet realizim projektesh infrastrukturore nën cilësinë e kontraktuar dhe vonesat në finalizmin e tyre, u ka thënë pronarëve të pranishëm kryetari i Komunës, z.Zharku. Kryetari ka nënvizuar se një gjë tjetër që nuk do ta tolerojmë është realizimi i projekteve të Komunës me punëtorë në të zezë.

Ndërsa, z Fikri Vërbani, drejtor i Drejtorisë së Financave, u ka thënë pronarëve të ndërmarrjeve se sivjet janë planifikuar të realizohen 24 projekte infrastrukturore me mjete të buxhetit të Komunës në shumë të kalkuluar prej 1.264.000 eurosh.

Z. Bekim Troni ka theksuar se punimet gjatë realizmit të projekteve duhet të mbikëqyren nga inxhinierët e kompanive. Inxhinierët e Komunës më nuk do të komunikojnë me kryepunëtorë, ka thënë ai. Z.Milaim Berisha, pronar i kompanisë "Linda", i ka sugjeruar Komunës që kriter bazë për përzgjedhjen e ndërmarrjeve punëkryese të mos jetë çmimi më i vogël, por oferta ekonomikisht më e favorshme. Propozimi i tij është përkrahur edhe nga kryetari i Komunës, z.Zharku. Ndërkaq, z. Isa Elezi, pronar i kompanisë "P & I", ka kërkuar nga Komuna specifikim më të saktë të projekteve. Takimi është mbajtur me iniciativë të kryetarit Zharku, ndërsa është karakterizuar nga një debat i shlirshëm. Kryetari Zharku është falënderuar nga pronarët e kompanive për takimin e organizuar me ta.
 


RSS

Sign in