Lajmet   Njoftimet   Kryetari u takua me një ekip të FSK-së

Kryetari u takua me një ekip të FSK-së - 11 shkurt 2010

Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, të enjten pasdite ka prit në një takim një ekip të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza të FSK.
 

fsk-(1).jpgEkipi i dytë mobil i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëndrua në Kaçanik për një javë ditë, nga e premtja e kaluar e deri të enjten, ku kanë zhvilluar një fushatë rekrutuese për pjesëmarrës të ri në FSK nga shoqëria civile.

Kryetari z. Zharku i ka falënderuar ata për punën e bërë ndërsa ka thënë se FSK duhet të freskohet me njerëz të ri e të ngritur profesionalisht që do ti shërbenin kësaj force. FSK ka nevojë për mbështetje më të madhe u ka thënë kryetari Zharku ekipit të FSK-së.

Në anën tjetër anëtarët e ekipit të FSK u shprehën të jenë të kënaqur me qëndrimin e tyre në Kaçanik. Ata ishin fascinuar më respektin që kishin treguar qytetarët për ta.


RSS

Sign in