Lajmet   Diskutohet funksionimi i shërbimit SMS Flexy-S në gjimnazin “Skënderbeu”

Diskutohet funksionimi i shërbimit SMS Flexy-S në gjimnazin “Skënderbeu” - 27 shkurt 2013

 Zbatimi i këtij shërbimi nëpërmjet mesazheve telefonike është diskutuar  në një takim të përbashkët të z. Azem Guri, drejtor i Drejtorisë së Arsimit e Kulturës dhe z. Ibush Vishi, drejtor i gjimnazit “Skënderbeu” dhe 9 profesorëve, kujdestarë të klasave që janë duke e zbatuar shërbimin

 Janë diskutuar funksionimi dhe sfidat e  shërbimit SMS Flexy-S në gjimnazin “Skënderbeu”. Zbatimi i këtij shërbimi nëpërmjet mesazheve telefonike është diskutuar  në një takim të përbashkët të z. Azem Guri, drejtor i Drejtorisë së Arsimit e Kulturës dhe z. Ibush Vishi, drejtor i gjimnazit “Skënderbeu” dhe 9 profesorëve, kujdestarë të klasave që janë duke e zbatuar shërbimin. Drejtori i gjimnazit, z. Vishi ka thënë se lidhur me projektin fillimisht i kemi njoftuar prindërit e nxënësve për përparësitë e këtij shërbimi. Drejtori Vishi më tej pohoi se nëse përqendrohemi në rastet që tashmë po e aplikojnë këtë shërbim, atëherë shërbimi SMS Flexy-S na del shumë i qëlluar  dhe i mirëseardhur, gjë që e justifikon edhe mirënjohja e prindërve. “Prindërit tani më janë më pranë fëmijëve të tyre përmes profesorëve kujdestarë dhe informohen në vijimësi përmes mesazheve. Megjithatë, mbetet shumë për të dëshiruar, për çka kemi sforcua kërkesën dhe përcjelljen e materialeve dhe mesazheve njoftuese” u shpreh, z. Vishi. Ndërkaq z. Guri  ka thënë se ky web shërbim iu mundëson prindërve dhe nxënësve të informohen me kohë në lidhje me obligimet shkollore përmes mesazheve në telefonin mobil. Ai ka theksuar se zbatimi i këtij shërbimi ka nisur nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë dhe është duke u zbatuar edhe në SHMP “Feriz Guri e vëllezërit Çaka” e SHFMU “Emin Duraku” ndërkaq në nivel vendi janë gjithsej 24 shkolla. Është thënë se profesorët kujdestarë të klasave e kanë kryer trajnimin për zbatimin sa më me sukses të projektit.

 


RSS

Sign in