Lajmet   Drejtori i Shëndetësisë, z. Sopa viziton vendpunishten në fshatin Bob

Drejtori i Shëndetësisë, z. Sopa viziton vendpunishten në fshatin Bob - 26 maj 2010

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Misim Sopa bashkë me zyrtarë të drejtorisë së urbanizmit kanë vizituar vendpunishten në fshatin Bob ku ka filluar ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë familjare
 
foto-punimet-bob-ambullanta.jpgDrejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Misim Sopa bashkë me zyrtarë të drejtorisë së urbanizmit kanë vizituar vendpunishten në fshatin Bob ku ka filluar ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Drejtori i shëndetësisë, z. Sopa është shprehur të jetë i kënaqur me ecurinë e punimeve ndërkaq Fatos Koxha, përgjegjës në drejtorinë e Urbanizmit ka thënë se punët po ecin sipas dinamikës së paraparë dhe sipas projektit.
Për ndërtimin e QMF në Bob, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 48.300 euro ndërsa punët është duke i kryer kompania “Termomontimi” nga Prishtina.
 
 

RSS

Sign in