Lajmet   FTESË PËR MBLEDHJE

FTESË PËR MBLEDHJE - 11 shtator 2017

 Në bazë të nenit 52.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e VIII (Tetë) eRregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2017.
Mbledhja do të mbahet në katin e dytë të objektit të komunës në Sallën e Komiteteve, më datë: 12 Shtator 2017 (Dita e Martë), më fillim pune në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq, Xhelal Gashi, Kryesues i Kuvendit.
 
 Në mbledhjen e VIII (Tetë) të Rregullt të KPF-a të datës, 12 Shtator 2017, do të shqyrtohet ky rend pune: 
1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-a;
2. Projekt Propozimi i Buxhetit të Komunës, për vitin fiskal 2018 dhe Vlerësimet për vitet 2019-2020;
3. Propozim Rregullorja për vendosjen e tatimit në pronë, në territorin e komunës së Kaçanikut, për vitin 2018;
4. Propozim Rregullorja për ndryshim plotësimin e Rregullores për pagesën e tarifave, ngarkesave administrative, gjobave dhe shërbimeve të tjera komunale 01Nr. 16-4838/16 e datës 15.02.2016; 
5. Propozim Vendimi për ndarjen e masës drusore, shkollave të komunës; dhe
6. Propozim Vendimi për ndëërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

RSS

Sign in