Lajmet   FTESË PËR MBLEDHJE

FTESË PËR MBLEDHJE - 12 dhjetor 2017

 Të nderuar  anëtarë të zgjedhur të Kuvendit të Komunës Kaçanik,

 

            Ftoheni të merrni pjesë në Mbledhjen Inauguruese  të Kuvendit të Komunës  Kaçanik, caktuar për datë: 20.12.2017 ( dita e  Mërkurë ).

 

Mbledhja i fillon punimet në ora 10:00 , në sallën e kuvendit, në katin e III-të  të objektit të administratës komunale.

 

            Në këtë mbledhje do të bëni Betimin dhe nënshkruani Deklaratën Solemne për marrjen zyrtarisht të detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës Kaçanik.

 

            Mbledhjen do ta hapë, Kryetari në detyrë i Komunës, Besim Ilazi,  pastaj për pikët tjera, mbledhja zhvillohet ashtu siç është përcaktuar në rend pune.

 

 

            Mbledhja është e hapur për publikun.

 

            Ju mirëpresim!

           

            Me respekt!

           

 

 

                                                                                            Kryetari i komunës (në detyrë)

                                                                                                           Besim  Ilazi,

                                                                                        

  

Rendi i Ditës i propozuar për Seancën Inauguruese, të datës:  20.12.2017

 

 

 

 

1.      Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të  Kuvendit të Komunës,

 

2.      Fjala mirëseardhëse e  Kryetarit të Komunës  ( në detyrë),

 

3.      Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës,

 

4.      Dhënia e Betimit solemn e  anëtarëve  të  zgjedhur të  Kuvendit të Komunës,

 

5.      Dhëna e Betimit solemn e Kryetarit të  zgjedhur të  Komunës, Besim Ilazi,

 

6.      Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës,

 

7.      Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës,

 

8.      Fjala përshëndetëse e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës,   dhe

 

9.      Mbyllja e mbledhjes.

 


RSS

Sign in