Lajmet   KQZ certifikon rezultatet për zgjedhjet lokale në Kaçanik: Kryetari Ilazi fiton 54.73 % të votave,

KQZ certifikon rezultatet për zgjedhjet lokale në Kaçanik: Kryetari Ilazi fiton 54.73 % të votave, rizgjedhet Kryetar i Komunës së Kaçanikut - 08 dhjetor 2017

 Anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të përfaqësuar nga Kryesuesi i këtij komisioni Artan Mezraja, i dorëzuan Kryetarit Besim Ilazi vendimin për Certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2017 për Kryetar Komune në Kaçanik.

 Kryetari Ilazi, falenderoi stafin e KKZ-së për punën dhe angazhimin korrekt gjatë tërë procesit zgjedhor dhe për paanshmëri politike. Nga ana tjetër Kryesuesi i KKZ-së Artan Mezraja dhe stafi i KKZ-së, uruan Kryetarin Ilazi për rizgjedhjen si Kryetar Komune, ndërsa falenderuan stafin e administratës komunale për ndihmën e dhënë gjatë procesit zgjedhor në forma të ndryshme. Komisioni Qendror Zgjedhor dje ka certifikuar rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2017 për Kryetar Komune në Kaçanik. Sipas vendimit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, për Kryetar Komune në Kaçanik është zgjedhur Besim Ilazi, nga subjekti politik : Partia Demokratike e Kosovës, me 6,782 vota, apo në përqindje prej 54,73 % të votave. 


RSS

Sign in