Lajmet   Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e VI për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e VI për këtë vit - 24 qershor 2016

 Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e VI për këtë vit të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal Xhelal Gashi.

 

 

 Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e VI për këtë vit të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal Xhelal Gashi.
 

 

Fillimisht drejtori për Ekonomi, Financa dhe Buxhet Bahri Selimi, prezantoi para anëtarëve të KPF-së Kornizën Afatmesme Buxhetore.

 

 

 

Drejtori Selimi tha se korniza përmban deklaratën e komunës në lidhje me prioritetet strategjike zhvillimore, kornizën fiskale, korniza makroekonomike komunale, tendenca e të hyrave komunale dhe parashikimet 2017-2019 dhe tendenca e shpenzimeve komunale dhe parashikimet 2017-2019. Sipas tij hartimi i kornizës afatmesme buxhetore përbën një detyrim për institucionet buxhetore komunale të kërkuar nga qarkoret buxhetore komunale 2017/1 të pranuara nga ministria e financave.

 

 

 

“Ky dokument strategjik do të jetë baza për përcaktimin e sektorëve prioritarë të zhvillimit dhe identifikimin e priroiteve të shpërndarjes së burimeve komunale për periudhën 2017-2019.

 

 

 

Ky është një dokument i parë që i prinë procesit të hartimit të buxhetit pas pranimit të qarkores së parë buxhetore që lansohet nga Ministria e Financave për cdo vit.

 

 

 

Afati ligjor i aprovimit të KAB komunale është 30 qershori. Ndërsa 30 shtatori aprovimi i buxhetit komunal për vitet 2017-19 në kuvendin komunal.

 

 

 

Buxheti i përgjithshëm i planifikuar i Komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2017, i përcaktuar sipas qarkores buxhetore nr. 2017, i përcaktuar sipas qarkores buxhetore nr. 2017/01 me kufijtë fillestar buxhetor në shumë prej 7,039,281.00 E.” Tha drejtori Selimi.

 

 

 

Drejtori më tutje shtoi se burimet e financimit të buxhetit komunal vijnë nga: Granti i përgjithshëm ( 2,637,206.00 E), Granti specifik i arsimit ( 2,713,634.00) dhe granti specifik për shëndetësi ( 827,427.00)

 

 

 

Total financimi qeveritar- grantet 6,178,267.00e apo 87,77% e përbërjes së buxhetit total dhe të hyrat vetanake që për këtë vit planifikohen të jetë 861,014.00 e apo 12,23 % e total buxhetit.

 

 

 

Krahasimi me vitin 2016: Sipas burimeve të financimit grantet qeveritare kanë shënuar rritje nga 5,921,714.00 E sa ishte në vitin 2016 në 6,178,267.00 E në vitin 2017 apo në shumë totale prej 256,553.00 euro më shumë apo 4.33 %.

 

 

 

Ndërsa të hyrat vetanake për vitin 2017 janë përcaktuar në lartësi prej 861,014.00, bazuar në performancën e realizuar në vitet e fundit kemi edhe rritje të projeksioneve nga MF në shumë prej 151,342.00 E për dallim nga viti 2016 apo afër 20 %, në total buxheti shënon rritje për 6 %. Sipas kategorive buxheti për vitin 2017 është:

 

 

 

Paga dhe mëditje 4,897,843 E, mallra dhe shërbime 544,595 E, shpenzime komunale 130,153 E, subvencione dhe trasnfere 196,690 E dhe investime kapitale 1,270,000 E.

 

 

 

Ndërkohë Selim Reka anëtar i KPF-së nga LDK-ja, përshëndeti këtë kornizë e cila ka edhe rritje të buxhetit, ndërkohë që kërkoi një mobilizim më të madh në vjeljen e tatimeve dhe kërkoi investime më të mëdha në fushën e arsimit.

 

 

 

Edhe Sabedin Vishi anëtar i KPF-së nga PDK-ja tha se në këtë kornizë buxhetore ka rritje të buxhetit dhe janë mjaft mirë te specifikuara të gjitha detajet, ndërsa shtoi se ka rritje të buxhetit edhe tek investimet kapitale. 

 

 

 

Ndërkohë KPF-ja diskutoi edhe për pikën tjetër të rendit të ditës propozim Vendimin për Vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik, për zgjerimin – ndërtimin e Parkut të qytetit në Kaçanik, të cilën e prezantoi Ukshin Çallaku- Drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit. . 

 

 

 

Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës së Kaçanikut, për vitet 2017-2019; dhe propozim Vendimi për Vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik, për zgjerimin – ndërtimin e Parkut të qytetit në Kaçanik iu përcollën kuvendit për diskutim në mbledhjen e radhës.

 

 

 


RSS

Sign in