Lajmet   Komuna e Kaçanikut përzgjidhet për projektin LOGOS

Komuna e Kaçanikut përzgjidhet për projektin LOGOS - 31 mars 2010

Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Kaçanikut dhe përfaqësuesve të projektit do të nënshkruhet më 14 prill në një ceremoni të organizuar në Prishtinë
 
foto-veb-takim.jpgNënkryetari i komunës, z. Heset Loku, sot u takua me znj.Merita Barileva dhe Ardian Kryeziu, zyrtarë në projektin Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS.
Znj. Merita Barileva, zyrtare në Projektin LOGOS, njoftoi se edhe komuna e Kaçanikut është përzgjedh në mesin e tetë komunave të regjionit të Gjilanit për të qenë përfituese e projektit Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS.
 
LOGOS sipas kritereve ndihmon komunat duke u ofruar ndihmë teknike dhe financiare në fushat Planifikim dhe Menaxhim të Burimeve dhe Administratë dhe Shërbime Publike.
Në fushën e Planifikimit dhe menaxhimi i burimeve Grupi komunal për Projektin Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS ka  propozuar projektin Hartimi i Planit Rregullativ për qytetin e Kaçanikut ndërsa në fushën Administrata dhe Shërbimet Publike, Grupi ka propozua 9 projekte.
Me këtë rast znj Merita Barileva tha se për projektin Hartimi i Planit Rregullativ për qytetin e Kaçanikut, është nda donacioni i nevojshëm për financimin e këtij projekti ndërkaq mbetet që në fushën e Administratës dhe Shërbimeve Publike, lista e propozuar të rishikohet edhe një herë dhe të prezantohet lista finale me projektet e propozuar për mbështetje nga LOGOS.
Projekti Zvicër-Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS është projekt për Qeverisje Lokale, financuar nga Qeveria Zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë SCO, ndërsa realizohet nga Fondacioni Zviceran INTERCOOPERATION.
Me 1 janar 2010 LOGOS filloi fazën e dytë të projektit e cila do të zgjasë 3 vitet tjera përkatësisht 2010-2012. Faza e parë e projektit ishte 2007 – 2009 dhe projekti në fazën e parë fokusohej në punën me tri komunat e regjionit te Gjilanit, konkretisht në Viti, Kamenicë dhe Novobërdë.
 

RSS

Sign in