Lajmet   Kryetari Ilazi dhe Minstri Zharku përurojnë fillimin e punimeve në tre projekte infrastrukturore në

Kryetari Ilazi dhe Minstri Zharku përurojnë fillimin e punimeve në tre projekte infrastrukturore në Kaçanik - 24 qershor 2016

 Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në zyrën e tij Ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku, i cili shoqërohej nga zëvendësministrat fehmi Mujota dhe Hanefi Muharremi si dhe stafi përcjellës.

 Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në zyrën e tij Ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku, i cili shoqërohej nga zëvendësministrat fehmi Mujota dhe Hanefi Muharremi si dhe stafi përcjellës. Kryetari Ilazi falënderoi Ministrin Zharku për mbështetjen e vazhdueshme që po i bën Komunës së Kaçanikut në lëmin e infrastrukturës, duke shtuar se kjo komunë ka nevojë edhe më tutje për investime infrastrukturore. Kryetari Ilazi përmendi fshatin Gjurgjedell ku deri më tani nuk ka pasur asnjë investim në infrastrukturë, ndërsa me fillimin e punimeve në këtë rrugë do të lehtësohet edhe jetesa e banorëve të kësaj ane. Ndërkohë, Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku falendëroi Kryetarin Ilazi për bashkëpunimin e treguar, ndërsa shtoi se punimet do të fillojnë në tre projekte infrastrukturore, ndërsa janë edhe dy projekte ku pas përfundimit të procedurave të nevojshme do të fillohet edhe me punimet. Ministri Zharku shtoi se vitin e ardhshëm do të përkrahen edhe projekte të tjera infrastrukturore. Nga ana tjetër zëvendësministri i Fehmi Mujota përgëzoi Kryetarin Ilazi dhe Ministrin Zharku për bashkëpunimin e treguar, duke shtuar se bashkëpunimi ndërinstitucional pa prapavijë politike,ë është qelës i zhvillimit komunal e shtetëror.Pas këtij takimi Kryetari Ilazi i shoqëruar nga nënkryetari Remzi Elez dhe stafi ekzekutiv dhe Ministri Zharku me bashkëpunëtor vizituan fillimin e punimeve në tre projekte infrastrukturore përkatësisht në ndërtimin e rrugëve: ndërtimi i rrugës që lidhë pjesën Jugore të Kaçanikut me rrugën Nacionale N2 – Kaçanik, ndërtimi i rrugës Gjergjedell – Kaçanik, si dhe asfaltimi i Rrugës Kaçanik- Stagovë (Lagjja Dushkaja –Lagjja Dashi).


RSS

Sign in